E
Mërkurë, 21 Dhjetor 2011, në 20:10
Bija
Ime më e dashur, jam Unë. Sonte
Unë vij për t’iu ofruar ngushëllim mëkatarëve që besojnë se ata nuk janë të
denjë të qëndrojnë përpara Meje.
Unë
ju thërras atyre prej juve, shpirtrave të gjorë, të torturuar, që besoni se
mëkatet tuaja janë kaq të neveritshme sa Unë nuk mund t’ju fal. Sa gabim e
keni.
A
nuk e dini se nuk ka asnjë mëkat që Unë nuk mund ta fal? Përse jeni kaq të
trembur?
A
nuk e dini se madje edhe mëkati më i rëndë i vrasjes mund të falet? Të gjitha
mëkatet mund dhe do të falen nëse tregohet pendesë e vërtetë, e ndjerë me
zemër.
Unë
Jam duke pritur. Hapini zemrat tuaja tek Unë. Besoni tek Unë. Unë Jam ndoshta i
vetmi mik i vërtetë që ju keni, në atë që ju mund të më tregoni Mua çdo gjë dhe
kjo nuk do të më tronditi Mua.
Mëkati
është një fakt i jetës. Fare pak shpirtra përfshirë shpirtrat e zgjedhur mund
të qëndrojnë në gjendjen e hirit për ndonjë kohë të gjatë.
Kurrë
mos u ndjeni se ju nuk mund t’i rrëfeni mëkatet tuaja, pavarësisht se sa
serioze mund të jenë ato.
Nëse
ju keni frikë nga Unë dhe vazhdoni të më ktheni shpinën, ju do ta largoni veten
nga Unë akoma më shumë.
Shumë
nga fëmijët e Mi nuk ndjehen të denjë për Dashurinë Time. Por Unë e dua
gjithsecilin përfshirë mëkatarët e ngurtë. Unë nuk e toleroj mëkatin. Unë kurrë
nuk mund ta bëj këtë. Por Unë e dua mëkatarin.
Ishte
për shkak të mëkatit që Unë u dërgova në botën tuaj si një Shpëtimtar me qëllim
që ju të mund të faleshit.
Për
t’u qenë falur ju duhet të kërkoni falje. Kur ju kërkoni falje së pari ju duhet
të jeni të përulur. Sepse pa përulësi nuk ka aspak pendesë të vërtetë.
Unë,
Shpëtimtari juaj, ju lutem të ndalni dhe të mendoni se si e jetoni jetën. Ju
ose e doni Hyjin me veprat tuaja të mira dhe me dashurinë për fqinjin ose nuk e
doni.
Nuk
është e nevojshme që ju të më njihni Mua për të më dashur Mua, fëmijë. Me anë
të veprave tuaja, dashurisë suaj për njëri tjetrin, me mirësinë dhe bujarinë që
ju tregoni ndaj të tjerëve, ju e tregoni dashurinë tuaj për Mua pa e kuptuar
atë.
Do
të jetë gjithashtu përmes përulësisë suaj të zemrës, kur ju të tregoni pendesë
të vërtetë për të gjitha keqbërjet në jetën tuaj, që ju do ta vërtetoni
gjithashtu dashurinë tuaj për Mua.
Në
ç’tjetër mënyrë mendoni ju se mund t’i afroheni Zemrës Sime?
Ju
kurrë nuk duhet të keni frikë për t’u afruar tek Unë. Unë kurrë nuk Jam larg.
Ejani
tek Unë tani që të mund ta ushqej shpirtin tuaj dhe t’ju jap paqen që e
dëshironi.
Jezusi juaj i dashur