E
Enjte, 22 Dhjetor 2011, në 09:30
Fëmija
im, bota duhet të përgatitet për Birin tim përmes lutjes.
Plani
i Birit tim të shtrenjtë për ta shpenguar njerëzimin për Ardhjen e Dytë është i
kompletuar.
Është
dhënë kohë për të lejuar që besimi të përhapet përmes këtyre dhe Mesazheve të
tjera Hyjnore.
Madje
edhe një grup i vogël të Krishterësh të përkushtuar, të cilët luten për ata që
e mohojnë Birin tim, mund t’i shpëtojnë këta shpirtra.
Ti,
bija ime, duhet t’iu kërkosh sa më shumë ndjekësve të jetë e mundur që të luten
për imunitet për këta shpirtra të gjorë në mëkat.
Unë
iu kërkoj të gjithë ndjekësve të Birit tim që kurrë të mos e humbasin shpresën
për të gjithë njerëzimin.
Shumë
shpirtra të gjorë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë kur ata e mohojnë
Ekzistencën e Hyjit Atit Qiellor.
Mendjet
e tyre janë të diktuara nga logjika njerëzore ku të gjitha gjërat bazohen në
faktin se si ato shihen me sy të lirë.
Ata
nuk arrijnë ta kuptojnë se Toka është thjesht një planet, që qe krijuar nga
Hyji për fëmijët e Tij. Ai është vetëm një vend i përkohshëm.
Parajsa
e Re është Trashëgimia e tyre e Vërtetë.
Lutuni,
lutuni, lutuni për këta fëmijë në mënyrë që Shpirti i Shenjtë t’ua prekë
shpirtrat e tyre dhe të ndezë dashuri në zemrat e tyre për Birin tim.
Kurrë
mos e harroni se Krishtlindja është një Festë e Shenjtë për ta celebruar
Shpëtimtarin i Cili qe dërguar për t’ju dhënë ju, të gjithë fëmijëve të mi,
jetën e përjetshme.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Qiellit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/22/virgin-mary-plan-to-redeem-mankind-for-second-coming-is-complete/