E Diel, 25 Dhjetor 2011, në 18:00
Sot,
bija Ime, është celebrimi i Lindjes Sime. Ajo është gjithashtu një ditë e
veçantë për familjet.
Mos
harroni, Familja e Shenjtë lindi gjithashtu në këtë ditë. Kjo Familje e Shenjtë
ka ndikim mbi njerëzit në mbarë botën sot.
Ashtu
si të gjithë shpirtrat në Tokë janë pjesë e familjes së Atit Tim të Përjetshëm,
po kështu, njerëzit ngado duhet ta nderojnë rëndësinë e familjes.
Është
vetëm përmes familjes që dashuria e vërtetë lind. Ndërsa shumë familje në botë
vuajnë nga përçarja, zemërimi dhe ndarja, është e rëndësishme të kuptohet kjo.
Nëse
nuk do të kishte asnjë familje mbi Tokë, nuk mund të kishte jetë. Familja
përfaqëson gjithçka që Ati Im i Përjetshëm dëshiron për fëmijët e Tij në Tokë.
Familjet,
kur janë të bashkuara, krijojnë një dashuri intime të njohur vetëm në Qiell.
Dëmtojeni familjen dhe ju do të dëmtoni dashurinë e pastër që ekziston brenda
secilit shpirt, që është pjesë e asaj familjeje.
Satanit
i pëlqen t’i përçajë familjet. Përse? Sepse ai e di se bërthama e dashurisë, që
është thelbësore për rritjen shpirtërore të njerëzimit, do të vdesë kur familja
të jetë copëtuar.
Ju
lutem të luteni, fëmijë, që familjet të bashkohen. Lutuni që familjet të luten
së bashku. Lutuni për ta penguar Satanin të hyjë në shtëpinë e familjes suaj.
Kurrë
mos e harroni se ju të gjithë jeni pjesë e familjes së Atit Tim dhe ju duhet ta
përngjasoni këtë bashkim mbi Tokë sa herë të jetë e mundur. E di që nuk është
gjithmonë e mundur, por përpiquni gjithmonë për bashkim familjar me qëllim që
ta ruani dashurinë për njëri tjetrin.
Nëse
ju nuk e keni një familje në Tokë atëherë dijeni se ju jeni pjesë e familjes që
Ati Im e krijoi. Përpiquni për t’u bashkuar me familjen e Atit Tim në Epokën e
Re të Paqes.
Lutuni
për hiret e nevojshme që t’ju aftësojnë për ta gjetur shtëpinë tuaj legjitime
në këtë Parajsë të Re, në të cilën ju do të ftoheni për të hyrë në Ardhjen Time
të Dytë.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit