E
Martë, 27 Dhjetor 2011, në 14:00
Fëmija
im, dhimbjet e lindjes kanë filluar.
Koha
ka ardhur për lindjen e një Bote të Re, një Fillimi të Ri.
Shumë
ndryshime do të ndodhin tani në Tokë të tilla siç nuk janë dëshmuar më parë.
Ati
im qiellor po e dërgon Birin tim të dashur, Jezu Krishtin që edhe një herë ta
shpëtojë njerëzimin nga ligësia e tij.
Ti,
bija ime, do të dëshmosh një seri ngjarjesh, të cilat tashmë të janë treguar.
Ti
nuk duhet të kesh frikë sepse ky pastrim është thelbësor për ta zgjuar
njerëzimin, nëse shpirtrat duhet të shpëtohen.
Shenjat
do të fillojnë ashtu siç parashikohet. Fëmijët e mi duhet t’i pranojnë këto
ndryshime me një zemër të përulur dhe të penduar.
Lutuni,
lutuni që shpirtrat të heqin dorë nga mëkati i krenarisë dhe të kërkojnë falje
për fyerjet e tyre kundrejt Hyjit Atë.
Mosarritja
për ta shpenguar vetveten do të çojë në një ndëshkim të rëndë.
Mëshira
e Birit tim është kaq e madhe sa Ai do t’i japë kohë fëmijëve të mi që të
pendohen.
Por
ju duhet të luteni tani për të gjithë shpirtrat që ata të jenë të denjë për të
hyrë brenda Epokës së Re të Paqes.
Nëna juaj e dashur
Maria, Mbretëresha e Qiellit