E
Hënë, 12 Dhjetor 2011, në 19:00
Bija
Ime më e dashur, xhelozia shpirtërore është një gjë e tmerrshme dhe ajo lëndon shumë prej vizionarëve të Mi.
Ajo
ndikon gjithashtu tek ata ndjekës të Mi të cilët ndjehen të izoluar dhe disi të
zhgënjyer kur Unë zgjedh disa shpirtra për të më ndihmuar Mua që të shpëtoj
njerëzimin. Përkundrazi, ata duhet ta dinë se Unë i dua të gjithë njëlloj.
Sa
më thyhet Zemra Ime kur shpirtra të zgjedhur, në veçanti, ndjehen të kërcënuar
nga shpirtra të tjerë të zgjedhur.
Çdo
shpirti që Unë zgjedh i është dhënë një detyrë e ndryshme dhe i është kërkuar
të ndjekë udhë të ndryshme. Treguesi i përbashkët është gjithmonë i njëjtë. Unë
dëshiroj që të gjithë vizionarët, lajmëtarët dhe profetët e Mi, të ndërmarrin
një Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat.
Unë
përdor shpirtra të ndryshëm, me zemër të përulur, për të arritur qëllimet e
Mia.
Satani
gjithmonë do të përpiqet t’i kthejë zemrat e shpirtrave të Mi të zgjedhur duke
i munduar ata. Ai e di se si t’ia prekë një nerv të ndjeshëm në shpirtrat e
tyre duke iu thënë atyre se shpirtrat e tjerë të zgjedhur janë më të
rëndësishëm se ata.
Pas
kësaj ai krijon një ndjenjë lëndimi në zemrat e tyre, dhe xhelozi. Kjo do të
thotë se në vend që ta duan njëri tjetrin dhe të qëndrojnë në gjendjen e hirit,
ata tundohen për ta përçmuar njëri tjetrin. Në shumë raste ata menjëherë
largohen nga njëri tjetri dhe e lejojnë mëkatin e krenarisë t’i pushtojë
shpirtrat e tyre.
Kaq
shumë nga ndjekësit e Mi jo vetëm që nuk i pëlqejnë vizionarët dhe lajmëtarët e
Mi të zgjedhur, por mund t’i trajtojnë ata me përçmim, në po atë mënyrë si edhe
Unë, gjithashtu, u trajtova nga Farizenjtë e vet-kënaqur.
Gjatë kohës Sime në Tokë ata hetuan dhe hetuan çdo Fjalë, që doli nga Buzët e Mia. Çdo sfidë dinake u paraqit për të më rrëzuar Mua, që ata të mund të vërtetonin se Unë isha një gënjeshtar. Po kështu do të trajtohen edhe profetët dhe vizionarët e Mi të kohëve moderne.
Satani
i torturon ata ndjekës të Mi duke mbjellë dyshime në mendjet e tyre rreth
mesazheve të Mia, sepse ai kërkon ta nënvlerësojë Fjalën Time të Shenjtë. Ky
është qëllimi i tij.
Lutuni
fort që secilit prej jush të mund t’i jepen hiret për ta respektuar Fjalën Time
përmes pendës së lajmëtarëve të Mi të shtrenjtë.
Vizionarë
– kurrë mos bini në kurthin e dorëzimit ndaj xhelozisë shpirtërore. Është e
pahijshme dhe e shpon Zemrën Time si një shpatë.
Ta doni njëri tjetrin.
Tregoni
respekt dhe ndershmëri për njëri tjetrin në Emrin Tim.
Ky
është mësimi më i rëndësishëm.
Nëse
e keni të vështirë ta bëni këtë, atëherë të gjitha punët e tjera për Mua do të
jenë të kota.
Mësuesi dhe
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti