E
Mërkurë, 28 Dhjetor 2011, në 15:15
Bija
Ime, ti tani e ke për detyrë që t’i informosh fëmijët e Mi ngado mbi nevojën
urgjente për të kërkuar shpengim. Prej
Mëshirës Sime të madhe, Unë tani dërgoj Birin Tim për t’i ofruar njerëzimit një
mundësi të fundit për t’u kthyer tek Unë, Ati i tyre qiellor.
Unë
mund të zbuloj se Mëshira e madhe që do t’iu tregohet të gjithë fëmijëve të Mi
do të ndodhë vetëm një herë. Ata,
fëmijët e Mi, duhet ta pranojnë këtë mundësi të fundit të shpëtimit, ose ta
pranojnë se një ndëshkim i tmerrshëm do të bjerë mbi botën.
Çdo
shpirt i vetëm mbi Tokë do të dëshmojë së shpejti shenjat e Ndriçimit të
Ndërgjegjes. Secili
prej tyre do të bëhet të bjerë në gjunjë me turp kur ta shikojnë, ndoshta për
të parën herë, se sa të dhimbshme shfaqen mëkatet e tyre në Sytë e Mi.
Për
ata me zemër të mirë dhe të përulur, ata do ta pranojnë këtë Mëshirë të madhe
me mirënjohje dhe lehtësim.
Për
të tjerët, ata do ta shohin këtë si një sprovë shumë të vështirë dhe shumë do
ta refuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Miqësisë.
Lutu
për këta shpirtra urgjentisht, bija Ime, sepse pa lutje, atyre nuk mund t’iu
jepet një mundësi e dytë.
Bota më në fund do ta pranoj Pushtetin e Atit të tyre qiellor kur mrekullia në
qiell do të dëshmohet prej çdokujt kudo. Lindja
e Botës së Re është pothuajse përmbi ju. Kapeni Mëshirën Time tani ndërsa ju
mundeni. Mos e lini atë për në minutën e fundit.
Bashkohuni
si një në unitet me Mua për ta pranuar Epokën e Re të Paqes, që i pret të
gjithë ata shpirtra zemërmirë të cilët më duan Mua.
Megjithatë,
Mëshira Ime është kaq e madhe, sa Lutja që Biri Im i ka dhënë botës përmes
teje, bija Ime, për imunitet për këta shpirtra (shiko më poshtë pjesën nga
Lutja e Kryqëzatës numër 13) do të jetë kaq e fuqishme sa shpirtrat që janë
akoma në errësirë mund dhe do të shpëtohen.
“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të
dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të
lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës.
Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të
lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga
mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të
hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”
Kujtojeni,
fëmijë, fuqinë që ka lutja dhe se si ajo mund ta lehtësojë ndëshkimin.
Lutuni,
lutuni, lutuni që bota t’ia arrijë dhe të shpëtohet dhe që Ndëshkimi i Madh të
mund të evitohet.
Ati juaj qiellor
Hyji Më i Larti