Sunday, 19 June 2016

Hyji Atë: Biri Im po dërgohet për të deklaruar Fronin e Tij Legjitim

E Shtunë, 24 Dhjetor 2011, në 18:00
Bija Ime, ashtu si Unë e dërgova një Shpëtimtar në botë herën e parë për ta shpëtuar njerëzimin, Unë Jam tani gati që ta dërgoj Birin Tim, Jezusin, Shpenguesin e njerëzimit, edhe një herë, për t’i shpëtuar ata shpirtra që përndryshe nuk mund të shpëtoheshin.
Fëmijët e Mi duhet ta kuptojnë rëndësinë e Sakrificës së hidhur që Unë bëra për njerëzimin kur Unë e dërgova Birin Tim herën e parë.
Kur Unë e kuptova se e vetmja mënyrë për ta shpenguar njerëzimin ishte që të dërgoja një Shpëtimtar, Unë e dija se nuk mund të prisja që ndonjë profet apo shpirt i zgjedhur ta vuante një Sakrificë të tillë. Unë vendosa, përmes Personit të Dytë të Hyjnisë Sime, se Unë do të dërgoja një Bir për ta shpëtuar njerëzimin. Kjo ishte e vetmja mënyrë efektive për t’i ndaluar planet e Satanit, e tillë ishte Dashuria Ime për fëmijët e Mi.
Të vështroja Birin Tim të rritej e të bëhej burrë ishte si kënaqësi ashtu edhe e dhimbshme duke e ditur se çfarë e priste Atë përpara. Por, për arsye të Dashurisë së thellë, e të butë që Unë kam për secilin nga fëmijët e Mi, kjo qe një Sakrificë e duruar vullnetarisht me qëllim për ta shpëtuar familjen Time.
Tani që Paralajmërimi afrohet, Unë gjithashtu Jam duke e përgatitur Botën, përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, që ta mirëpresë Birin Tim për Herën e Dytë.
Ardhja e Dytë e Birit Tim të dashur është pranë, fëmijë. Ai po dërgohet për të deklaruar Fronin e Tij legjitim kur Ai do të Mbretërojë si Mbret i Njerëzimit.
Kjo Ngjarje e Lavdishme do të jetë spektakulare dhe është pjesa finale e planit për ta shpëtuar racën njerëzore nga ligësia që ekziston në botën tuaj. Satani do të flaket tutje së shpejti. Ndjekësit e tij dhe ata me zemër të ligë do të tronditen dhe tmerrohen. Prej tyre do të pritet që të bëjnë një zgjedhje në atë fazë. Të bien përtokë dhe të lypin Mëshirë dhe të shpëtohen. Ose ta refuzojnë Dhuratën e madhe, që do t’iu paraqitet.
Fëmijët e Mi, bashkohuni të gjithë dhe mos iu trembni përbuzjeve. Ju të gjithë po udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë dhe po ju ofrohet mbrojtja e engjëjve dhe e shenjtorëve në Qiell. Do të varet nga ju, ndjekësit e Mi, për ta shpallur Fjalën dhe premtimin e Birit Tim, i Cili dëshiron që këto Mesazhe të përhapen nëpër botë.
Do të jetë gjithashtu përmes lutjeve tuaja që mëkatarët e humbur do të mund të shkëputen nga krahët e të ligut.
Fëmijë, ju jeni në etapat e para të betejës finale. Mundësia juaj e dytë e shpëtimit të përjetshëm po ju jepet përmes Mëshirës së Birit Tim të dashur. Mos e humbisni këtë mundësi. Bashkohuni në një me familjen tuaj në Qiell për t’i shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja në Tokë.
Gëzohuni këtë Krishtlindje, sepse do të jetë një celebrim i veçantë ndërsa ju tani duhet t’i ndihmoni shpirtrat që të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Birit Tim, pasi që Paralajmërimi të ndodhë.
Unë ju dua të gjithë, fëmijë. Merreni Dashurinë time. Më përqafoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, i Cili do të bëjë çdo gjë të mundur për t’ju çuar të gjithëve brenda Epokës së Re të Paqes.
Hyji Atë