E
Enjte, 15 Dhjetor 2011, në 20:55
Bija
Ime më e dashur, viti i pastrimit pothuajse po përfundon dhe si rezultat
fëmijët e Mi kudo janë të përgatitur tani për Paralajmërimin.
Shumë
nga fëmijët e Mi kanë vuajtur tmerrësisht në 2011. Luftërat, dhuna, vrasjet dhe
urrejtja, të gjitha të krijuara nga ushtria e Satanit, i kanë gjymtuar dhe i
kanë vrarë ata shpirtra të Mi të shtrenjtë. Këto forca djallëzore do të vuajnë
një ndëshkim të tmerrshëm nëse ata nuk pendohen pasi të ndodhë Paralajmërimi.
Shumë
nga fëmijët e Mi janë zhveshur nga të mirat materiale dhe kanë pësuar
vështirësi që nuk iu është dashur kurrë t’i duronin më parë.
Këto
sprova u krijuan dhe u imponuan mbi njerëzimin nga Satani, por qenë lejuar nga
Unë me qëllim që shpirtrat të pastroheshin. Mizore, mund të mendosh ti, bija
Ime, por ishte e nevojshme për ta përgatitur njerëzimin dhe për ta vendosur
përulësinë në shpirtrat e tyre.
Tani,
më të pastra në Sytë e Mi, zemrat e tyre janë hapur për ta pranuar të Vërtetën
e jetës së tyre të përjetshme. Kjo do të thotë se më pak do të vuajnë gjatë
Paralajmërimit sepse ata e kanë kaluar këtë persekutim.
Fëmijët
e Mi janë tani gati për ta marrë Dhuratën Time të Mëshirës. Kjo kohë është
pothuajse përmbi botë. Ki durim, bija Ime. Kurrë mos prit që Unë t’i jap botës
një datë, sepse nuk është për t’u ditur nga ju, ashtu siç të kam thënë shumë
herë më parë.
Kini
besim të plotë tek Unë dhe ju do të keni paqe.
Unë do ta sjell Dhuratën Time të Paralajmërimit kur
të jetë koha e duhur dhe kur fëmijët e Mi më pak e presin.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit