Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 11 June 2016

Virgjëra Mari: Profetja e kohëve të fundit e udhëzuar nga Qielli

E Premte, 16 Dhjetor 2011, në 22:35

Fëmija ime, unë vij tek ti për të të sjellë qetësinë e zemrës. Ti, bija ime e fortë, që tani e tutje do të jesh në gjendje të durosh vuajtje në shkallë të tillë sa ti do ta mirëpresësh atë dhe kështu do ta vërtetosh durimin tënd ndërsa lufton për të shpallur Fjalën e Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ti, bija ime, je e dërrmuar. Çdo ditë paraqet më shumë sfida të reja në këtë Punë, shumë prej të cilave janë të vështira.

Tani është koha ta marrësh mburojën tënde pa asnjë frikë. Marsho përpara dhe lufto për Birit tim për të siguruar që Fjala e Tij e Shenjtë të dëgjohet shpejt nëpër botë, sa më shpejt të mundesh. Mos vono. Mos i lejo shpërqendrimet.

Unë të dua, bija ime. Ti je plotësisht e mbrojtur nga lëndimi. A nuk e vëren se sa pak prekesh tani kur sulmohesh nga të tjerët për këtë Punë? Ky është hiri i mburojës.

Lufto betejën kundër Satanit me ushtrinë tënde të luftëtarëve dhe ndihmo në shpëtimin e gjithë njerëzimit.

Ti je profetja e vërtetë e kohëve të fundit, e udhëzuar nga Qielli për të ndihmuar në kthimin e botës. Ndihmë do të dërgohet shpejt. Përgatitu. Gëzohu, sepse kjo është një Dhuratë e madhe.

Ti po udhëzohesh në çdo hap që merr, prandaj vetëm beso ne Jezusin dhe bindju Atit tim Qiellor në çdo kohë.

Qëndro trime, e guximshme dhe marsho pa frikë në shpirtin tënd.

Nëna juaj qiellore
Mbretëresha e Engjëjve

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/16/virgin-mary-end-times-prophet-guided-by-the-heavens-2/