E
Martë, 13 Dhjetor 2011, në 20:15
Bija
Ime më e dashur, përgatitjet janë të rëndësishme për të gjithë ndjekësit e Mi
ndërsa Paralajmërimi afrohet.
Të
gjithë ata besimtarë duhet të luten fort për faljen e mëkateve të tyre, me
qëllim që të shmangin dhimbjen e Purgatorit, të cilën shumica e njerëzve në
botë do ta përjetojnë menjëherë pas Paralajmërimit, për një kohë të shkurtër.
Lutuni,
lutuni për të gjithë ata që do të jenë të traumatizuar kur ata të shikojnë
gjendjen e shpirtrave të tyre, kur mëkatet t’iu shfaqen atyre gjatë
Paralajmërimit.
Ata
duhet ta kuptojnë se mëkatet e tyre duhet t’iu tregohen, përpara se ata të
pastrohen nga gjithë mëkati, në mënyrë që të mund të hyjnë në Parajsën Time të
Re në Tokë – Epokën e Re të Paqes, Dashurisë dhe Lumturisë, të cilën secili nga
fëmijët e Mi duhet ta trashëgojë.
Zemra
Ime është e mbushur me Gëzim sepse Unë i sjell njerëzimit këtë Dhuratë të
madhe. Por, trishtimi Im mbetet për shkak të atyre që thjesht do ta refuzojnë
mundësinë e kësaj Jete të Re.
Unë kam nevojë për kaq shumë lutje, fëmijë, që
Satani të mund të ndalohet së vjedhuri shpirtra. Ai do të vazhdojë ta bëjë këtë
deri në minutën e fundit.
Unë
nuk mund të duroj të mendoj për ata shpirtra që do të zhvaten nga Unë, duke
klithur dhe shkelmuar në protestë ndërsa ai dhe ndjekësit e tij i tërheqin ata
zvarrë në thellësitë e Ferrit.
Më
ndihmoni Mua, fëmijë, ta ndalojmë këtë përmes lutjeve tuaja.
Fëmijë,
këta shpirtra duhet ta refuzojnë Satanin dhe udhët e tij plotësisht, nëse duan
të hyjnë në Parajsën e Re. Ata ose duhet të kthehen tek Unë me dëshirë ose
fare.
Ata
kanë dy zgjedhje, Parajsën e Re mbi Tokë ose thellësitë e mallkimit të
përjetshëm në shoqërinë e Satanit.
Kurrë
mos e dyshoni ekzistencën e Ferrit, fëmijë. Të jeni të vetëdijshëm se çdo
shpirt i errët, në çastin e vdekjes, tërhiqet zvarrë nga djajtë e Satanit në
Ferr dhe torturohet përjetësisht. Për të gjitha premtimet e tij, Satani ka
krijuar një situatë të tmerrshme torturash për shpirtra të tillë. Për shkak të
urrejtjes së tij për njerëzimin këta shpirtra do të vuajnë përtej durimit të
tyre. Por ata duhet të durojnë përjetësisht.
A
nuk e dinë këta shpirtra se çfarë sjellin premtimet e Satanit?
A
nuk e dinë ata se pasuritë, fama dhe materializmi joshës do të krijojnë një
udhë të hapur drejt e në krahët e të ligut?
Zgjohuni
të gjithë ju, sa e keni mundësinë. Shpëtoni
veten tuaj dhe ata mëkatarë të gënjyer, të gjorë nga ky fund i tmerrshëm i
ekzistencës suaj.
Ju nuk keni shumë kohë. Le të fillojë lutja për këta shpirtra sot.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti