Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 20 March 2012

Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet, dhe as nuk mund të ndalohet

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë do të mbroj ty me Hiret e veçanta të nevojshme, për të të dhënë forcën që t’i përballosh forcat djallëzore, të cilat po zhvillohen për ta ndaluar këtë Mision të Shenjtë.

Është e rëndësishme ta kuptosh se opinioni i njerëzve nuk është i rëndësishëm. Gjithçka që ka rëndësi, është Fjala Ime Më e Shenjtë. Fjala Ime është e Vërteta. Unë jam e Vërteta. Kushdo që të thotë se këto Mesazhe nuk janë në përputhje me Mësimet e Mia, është një gënjeshtar.

Ata nuk më njohin Mua. Ata mund të mendojnë se më njohin, por mund të me njohin Mua, vetëm nëse mbeten të përulur në zemër. Ata që kanë opinione në kundërshtim me Fjalën Time, janë fajtorë për mëkatin e krenarisë.

Krenaria i verbon madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë ndaj të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.

Premtimet e Mia ndaj njerëzimit, për të ardhur përsëri në Lavdi, për të Gjykuar të gjallët e të vdekurit, duhet të kryhen. Kjo, Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet dhe as nuk mund të ndalohet.

Paralajmërimet që Unë i jap njerëzimit, të dhëna për shkak të dashurisë Sime për çdo shpirt, janë të rëndësishme.

Unë duhet t’i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit, ashtu si duhet, për këtë Ngjarje Më Të Lavdishme.

Shumë do të përpiqen për të bllokuar ty. Shumë do të përpiqen për ta nënvlerësuar Fjalën Time të Shenjtë dhe shumë do të përpiqen për të lënduar ty me qëllim që ta pengojnë Fjalën Time të Shenjtë që të dëgjohet.

Të gjitha këto përpjekje të tyre do të jenë të kota.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam Fuqinë që t’i jap mbarë njerëzimit Shpëtimin e Përjetshëm.

Vetëm Unë e kam Fuqinë që t’i përgatis shpirtrat e gjithë njerëzimit për trashëgiminë e tyre në Parajsë.

Askush, madje as Satani, mbreti i errësirës apo ndjekësit e tij, nuk mund ta ndalojnë këtë që të ndodhë.

Gjithmonë kujtojeni këtë. Unë do t’i mbroj të gjithë ata që i përmbahen Fjalës Sime të Shenjtë.

Ju mund të jeni të trembur nga ngjarjet globale, ndërsa forcat e errësirës i mbështjellin vendet tuaja.

Ngjarjet do t’ju shqetësojnë, por ju kurrë nuk duhet të keni frikë, sepse Unë do t’ju sjell me vete në Mbretërinë Time të Re në Tokë.

Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të besoni tek Unë.

Më lejoni Mua që t’ju udhëzoj.

Më lejoni Mua t’ju tregoj mënyrën për t’i pastruar shpirtrat tuaj, përmes Kryqëzatës së Lutjeve që Unë ju jap. 
Pastaj ma lini gjithçka Mua.

Kujtojeni, se Dashuria Ime për të gjithë ju është aq e fortë, saqë askush nuk mund ta zvogëlojë këtë Dashuri të Pastër dhe Dhembshurinë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për secilin prej fëmijëve të Hyjit.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/07/my-second-coming-cannot-be-prevented-nor-can-it-be-stopped/