E
Hënë, 12 Mars 2012, në 19:00
Fëmija im, kjo është koha kur të gjithë vizionarët e Hyjit,
profetët dhe shpirtrat e zgjedhur do të vuajnë persekutimin më të madh.
Ditët e Satanit pothuajse po përfundojnë dhe ai do të përdorë
çdo armë, në veçanti disa priftërinj të shenjtë, për të provuar dhe zhvlerësur fjalën time, të Nënës suaj të dashur dhe të Birit tim të çmuar, Jezu Krishtit.
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj Mesazheve Hyjnore, sa ç‘ka sot.
Errësira vazhdon ta pushtojë Kishën, dhe shumë njerëz brenda
Kishës po bëjnë gjithçka që të munden për ta heshtur fjalën e vizionarëve. Ata nuk duan që e Vërteta të dalë në shesh dhe do të bllokojnë
shpalljen e lutjeve, të dhëna vizionarëve për të shpëtuar shpirtrat.
Lutuni, fëmijë, që përpjekjet e tyre të mos e bllokojnë Punën e Birit
tim, apo t’i verbojnë besimtarët ndaj Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, ndërsa ai
vazhdon të derdhet mbi shpirtrat që i shikojnë këto Mesazhe.
Lutjet dhe besnikëria juaj ndaj Birit tim të çmuar, kurrë nuk
kanë qenë më të rëndësishme se tani, kur kjo
re e errësirës vazhdon të bjerë përmbi Kishën e Birit tim.
Lutuni, lutuni, lutuni që Drita e Birit tim të shkëlqejë, në
mënyrë që shpirtrat e humbur të mund të ndriçohen përmes Fjalës së Tij Më Të
Shenjtë.
Faleminderit për përgjigjen ndaj thirrjes sime, fëmija im,
sidomos në këtë periudhë të trishtimit të madh në shpirtin tënd, të shkaktuar
nga mundimi që t’u desh të duroje në duart e atyre që pohojnë se flasin në Emër
të Zotit.
Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Shpëtimit