E Enjte, 1 Mars 2012, në 19:55
Bija Ime fort e dashur, shumë nga fëmijët e Mi do të shpëtohen tani, në sajë të lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë, dashuria
e të cilëve për Mua e tejkalon masën e njohur nga njerëzimi.
Në këtë periudhë intensive Unë kërkoj dhe mbështetem tek
ndjekësit e Mi që të më ndihmojnë Mua për të shpëtuar shpirtra. Shumë nga këta shpirtra
nuk do t’i mbijetojnë Veprës së Mëshirës Sime Hyjnore dhe do të vdesin në mëkat
mortor. Sa shumë prej jush i jeni përgjigjur Thirrjes Sime me kaq bindje
dhe bujari në zemër.
Ju më sillni Mua
ngushëllim të madh. Unë ju bekoj, ndjekësit e Mi të dashur, dhe ju kërkoj të
vazhdoni të luteni për shpirtrat e të tjerëve. Të gjithë njerëzimit do t’i jepet Dhurata e Mëshirës Sime së
shpejti.
Askush nuk do mbesë pa e kuptuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime.
Por jo të gjithë do të dëshirojnë të më përqafojnë Mua edhe kur e Vërteta
t’iu jetë zbuluar atyre. Ata janë shpirtrat për të cilët Unë kam etje. Këta janë shpirtrat e
humbur për të cilët Nëna Ime e dashur derdh lot. Këta janë mëkatarët që ju duhet të Më ndihmoni t’i shpëtoj,
sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Hyjit.
Lutuni dhe mblidhuni së bashku për të Më ndihmuar Mua të tërheq
çdo shpirt të vetëm, ndërsa ne hyjmë në Portat e Parajsës së Re.
Lutja e Kryqëzatës (35):
Lutje që shpirtrat të hyjnë në Parajsë
O Jezusi im, më jep ndihmë që të ndihmoj Ty të shpëtosh fëmijët
e Tu të mbetur në Tokë.
Unë lutem që Ti, përmes Mëshirës Tënde, do t’i shpëtosh
shpirtrat nga fryma e errësirës.
Pranoji sprovat, vuajtjet dhe dhimbjet e mia
në këtë jetë për të shpëtuar shpirtrat nga zjarri i Ferrit.
Më mbush me Hiret për t’i ofruar Ty këto vuajtje me dashuri dhe
gëzim në zemrën time, që ne të mund të bashkohemi të gjithë, në një, në dashurinë
për Trininë e Bekuar dhe të jetojmë me Ty, si një familje e shenjtë, në Parajsë. Amen.
Fëmijë ju e dini se sa shumë Unë ju dua.
Ju që më njihni Mua do ta kuptoni thellësinë e Dhimbjes dhe
vuajtjes Sime, për shkak të numrit të njerëzve që e refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.
Vetëm ju, nëpërmjet lutjeve tuaja, mund t’i ndihmoni këto
shpirtra dhe kështu të më sillni Mua ngushëllimin që Unë dëshiroj.
Qëndroni pranë Meje tani. Nuk do të zgjasë shumë kohë.
Kini durim dhe lutuni.
Qetësohuni, ndjeni dashurinë Time.
Gjithçka do të bëhet mirë.
Jezu Krishti juaj i
dashur