Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 13 March 2012

Libri i së Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtarit të shtatë për kohët e fundit

E Hënë, 5 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë vij sot për të të ngushëlluar në këtë kohë mundimesh, që të sulmojnë nga çdo anë.

Dije se Gjon Ungjilltarit i ishte dhënë Libri i pavulosur – Libri i së Vërtetës – që bota ta dëgjonte tani në këto kohë.

Ky Libër i ishte dhënë atij i pavulosur sepse Vulat ishin tashmë të hapura. Ato pastaj ishin mbyllur për të mos u zbuluar deri në fund.

Kjo kohë ka ardhur që ti ta hapësh Librin e së Vërtetës dhe të zbulosh përmbajtjen në të për të gjithë fëmijët e Hyjit, që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Jetën e Përjetshme.

Libri i së Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtarit të shtatë për kohët e fundit.

Përmes tingullit të zërit tënd, e Vërteta më në fund do të zbulohet dhe misteret e përmbajtura në Librin e Zbulesës do t’i paraqiten një bote mosbesuese.

Por jo për shumë gjatë. Pavarësisht nga braktisja e besimit, që do t’i ndikojë jo vetëm besimtarët por edhe shërbëtorët e shenjtë brenda Kishës, koha për Rrëfimin e Madh është pranë.

Kur ky të ndodhë një herë e mirë, një konvertim i madh do të ndodhë në mbarë botën.

Atëherë ata do të jenë të uritur për të Vërtetën e përmbajtur në Librin e pavulosur i premtuar botës për këto, kohët e fundit.

Ti je lajmëtarja që të është dhënë detyra jo vetëm për ta përgatitur botën për shpëtimin e shpirtrave, por që gjithashtu do të shpallësh Mbretërinë Time.

Jezusi juaj i dashur