Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 7 March 2012

Hyji Atë: Balsami që ju kaq shumë keni nevojë për t’i qetësuar shpirtrat tuaj

E Diel, 26 Shkurt 2012, në 21:45
`
Bija Ime, atyre fëmijëve të Mi, të thirrur për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë, për ta përgatitur Tokën për ardhjen e Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit, kam këtë për t’ju thënë.

Ju, fëmijët e Mi, që më njihni Mua, Atin tuaj të dashur, duhet të luftoni kundër tundimeve të vendosura para jush çdo minutë të ditës.

Ju keni qenë mbushur me Shpirtin e Shenjtë, nëpërmjet një bekimi të veçantë të dhënë botës nga Biri Im më 10 Maj 2011.

Ju duhet t’i kuptoni përgjegjësitë që ju tani keni.

Për arsyen se ju po bashkoheni si një Ushtri, e cila do të formojë fillimet e Ushtrisë Sime të Mbetur në Tokë, ju do të sulmoheni nga të gjitha anët.

Besimi dhe besnikëria juaj ndaj Meje, Atit tuaj të dashur dhe Birit Tim të çmuar, Jezu Krishtit, do të testohet përtej durimit tuaj.

Ju, duke e ndjekur Birin Tim, do t’ju duhet të mbani peshën e Kryqit të Tij dhe kjo nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të mbusheni me dyshime, vuajtje të brendshme dhe sprova dhe, ndonjëherë, ju do të doni që ta ktheni shpinën.

Shumë njerëz në të cilët ju keni besim mund të provojnë që t’ju dekurajojnë.

Do t’ju thonë se po i imagjinoni gjërat, se ju vuani nga iluzione dhe më pas do të pësoni tallje, përbuzje dhe refuzim.

Ju mundet edhe të arrini në gjendjen ku t’i dorëzoheni gënjeshtrave dhe mashtrimeve, të cilat do të krijohen për t’ju bindur që t’i refuzoni këto Mesazhe.

Do të kërkohet besim dhe kurajo e pamasë që ta merrni kryqin tuaj dhe të ndiqni Birin Tim për të ndihmuar në përgatitjen e njerëzimit për Kthimin e Tij të Lavdishëm në Tokë.

Ju do të pengoheni dhe do ju ngrihen kurthe.

Kurrë mos bini brenda grackës që t'ju kërkohet të gjykoni njerëz, nëse ata nuk i pranojnë këto Mesazhe.

Kurrë mos luftoni me të tjerët, kur mbroni Vullnetin Tim të Shenjtë.

Duajeni njëri-tjetrin.

Tregoni durim ndaj atyre që jo vetëm i nënqeshin dhe i fajësojnë këto Mesazhe, por edhe që vjellin vrer mbi ju personalisht.

Qëndroni në heshtje. Tregoni durim. Tregoni dashuri ndaj atyre që pohojnë se flasin në Emrin Tim.

Kurrë mos e gjykoni një tjetër në Emrin Tim, sepse ju nuk e keni këtë autoritet.

Kurrë mos e merrni nëpër gojë dikë tjetër në Emrin Tim. Nëse e bëni këtë, ju i thyeni Urdhërimet e Mia.

Lutuni për ata që ju lëndojnë, madje edhe kur të jetë në Emrin Tim.

Fëmijë, Unë dua që ju të bashkoheni si një.

Hidhini të gjitha ndryshimet tuaja mënjanë.

Shpirtrat e gjorë që kanë nevojë për vëmendjen tuaj nuk janë ata që tashmë janë kthyer, por ata që nuk më njohin Mua fare.

Lutuni tani për të gjithë fëmijët e Mi që nuk dinë asgjë për Mua.

Lutuni, gjithashtu, edhe për ata që dinë rreth Meje, por që refuzojnë të më pranojnë Mua, Krijuesin e tyre, Atin e tyre të dashur, që i do me ëmbëlsi.

Unë dëshiroj t’i bashkoj të gjithë fëmijët e Mi.

Ju bëj thirrje që t’i hidhni të gjitha armët tuaja të frikës, zemërimit dhe padurimit, dhe të më lejoni Mua t’ju çoj në udhëtimin drejt Parajsës.

Ky udhëtim do të jetë torturues, por dashuria dhe paqja që ju do të gjeni në fund, do të jenë balsami që ju kaq shumë keni nevojë për t’i qetësuar shpirtrat tuaj.

Fëmijë, qetësia është e rëndësishme.

Durimi është i nevojshëm.

Dashuria për njëri-tjetrin, përfshirë ata që ju lëndojnë apo ju ofendojnë, është thelbësore për të hyrë në Mbretërinë e Birit Tim të Dashur në Qiellin dhe Tokën e Re, në Parajsën që Unë jua premtova kaq kohë me parë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti