E Martë, 13 Mars 2012, në 18:30
Bija Ime fort e dashur, sot më në fund e kuptove se sa shumë
Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që është kundërshtuar, por edhe e hedhur poshtë, nga anëtarë të caktuar
të Kishës Sime. Ata që nuk janë të denjë të bien tek Këmbët e Mia dhe të lypin Mëshirë, e shpallin veten të denjë për t’i gjykuar Fjalët e Mia të Shenjta, të dhëna njerëzimit për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.
Unë Jam një Hyj plot me Mëshirë, plot me dëshirë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe Jam i
ngadaltë në zemërim. Sot, Durimi Im u vu në provë pasi një tjetër sulm, këtë
herë nga një njeri që pohon se flet në Emrin Tim, u krye për t’i nënvlerësuar këto Mesazhe.
Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet të
angazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejen Time më parë. Ka tani një përpjekje të
organizuar për të heshtur ty, nga një fragment i caktuar
brenda Kishës Sime.
Fëmijët e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mi
më të flaktë, përfshirë pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në një
mënyrë të paparë që nga Kryqëzimi Im.
Ashtu si Unë u trajtova
dhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të Vërtetën, kur Unë erdha
herën e parë, po kështu, i njëjti trajtim do t’iu rezervohet profetëve të Mi
deri në Ardhjen Time të Dytë.
Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të duken
qesharakë, kur ta përhapin Fjalën Time. Ata do të akuzohen për
herezi, prej atyre që i shpallin Mësimet e Mia, por që dështojnë ta njohin Fjalën Time e dhënë botës sot.
Ta keni frikën, ju që përpiqeni për ta bllokuar udhën që unë tani
e shtroj para jush, për të shpëtuar njerëzimin. Ju do të ndëshkoheni.
Ju do të duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësitë që i
shkaktoni mbi ata që janë të dërguar për ta shpallur Fjalën e Hyjit në këto,
kohët e fundit. Refuzojini profetët e
Zotit dhe ju po refuzoni Fjalën e Zotit.
Arroganca juaj po ju verbon ndaj të Vërtetës dhe ju nuk e keni
të drejtën të më përfaqësoni Mua.
Ju më fyeni Mua rëndë
dhe refuzimi juaj ndaj Fjalës Sime të Shenjtë më plagos Mua thellësisht.
Unë derdh lot për refuzimin tuaj mizor ndaj Meje, ndërsa në të
njëjtën kohë, ju predikoni një version të shpërlarë të së Vërtetës së Mësimeve
të Mia.
Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurim Eukaristik përpara se të
mund të komunikoni me Mua, për të më mundësuar Mua që t’ju udhëzoj në udhën e
dijes.
Shqyrtojini arsyet tuaja se pse i refuzoni Fjalët e Mia.
A është sepse ju nuk
doni ta dëgjoni të Vërtetën e përçarjes, që ka për ta mbërthyer Kishën
Katolike?
A është sepse ju nuk e pranoni se Kisha është e infektuar nga
mashtruesi?
A nuk e kuptoni se e gjithë kjo ka qenë parathënë?
Ju duhet të luteni me qëllim që ta shikoni të Vërtetën dhe të
vini tek Unë për udhëzim, përpara se të jetë tepër vonë.
Jezusi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit