Kerko Mesazhet ketu

Monday 12 March 2012

Nëna e Shpëtimit: Zgjohuni fëmijë. Ju duhet ta mbështesni të Vërtetën

E Shtunë, 3 Mars 2012, në 14:33

Fëmija im, vuajtjet e Birit Tim sot, janë njësoj me vuajtjet e Tij, kur Ai ishte në Tokë.

Dhimbja që Ai duroi atëherë, e cila i shkaktoi Atij torturën më të madhe, nuk ishte Kryqëzimi i Tij, por mënyra se si Ai u refuzua. Fjala e Tij sot është e refuzuar, po ashtu si atëherë. Ai është i tallur sot, në një mënyrë të tillë, që sjell lot dhe dhimbje, jo vetëm tek unë, Nëna e Tij e dashur, por edhe tek ndjekësit e Tij të devotshëm në Tokë.

Sa e dhimbshme është të shikosh se sa shumë fëmijë të Hyjit janë larguar nga Sakramentet e Shenjta dhe Mësimet e Kishës.

Sa shumë shpirtra janë të humbur. Unë ju kërkoj, fëmijë, që ta merrni Kryqin e Birit Tim dhe të udhëhiqni me shembullin tuaj.

Përqafojeni Birin tim me thjeshtësinë e zemrës.

Për ta dashur Birin Tim dhe për ta nderuar Atin tim të Përjetshëm, është shumë e thjeshtë, fëmijë.

Kurrë mos e analizoni Fjalën e Birit Tim.

Thjesht ndiqni Mësimet e Tij, të cilat nuk kanë ndryshuar kurrë.

Dëgjojini Fjalët e Birit Tim, ndërsa Ai ju flet nga Qielli.

Ai ju thërret që t’i përgatisni shpirtrat tuaj për Ardhjen e Tij të Dytë.

Kur Ai flet me ju tani, Ai e bën këtë nga Dashuria e Tij për njerëzimin.

Fjala e Tij e Shenjtë do t’i ushqejë shpirtrat tuaj dhe do t’i bëjë ato të fortë përsëri.

Mos e refuzoni thirrjen që Ai ju bën tani.

Ai dëshiron të shpëtojë secilin dhe çdonjërin shpirt. Por për ta bërë këtë, Ai duhet t’ju kujtojë për ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.

Shumë prej jush nuk po udhëzohen apo informohen për seriozitetin e mëkatit.

Toleranca në shoqërinë tuaj dhe brenda Kishave do të thotë se ajo që shumë prej jush e mendojnë të jetë pa asnjë pasojë, mundet fort mirë të jetë një mëkat serioz në Sytë e Hyjit.

Kisha është në errësirë të madhe në këtë periudhë dhe ka qenë një shënjestër e mashtruesit për shumë vite.

Biri Im duhet të ndërhyjë dhe t’ju udhëzojë tani ndërsa përçarja brenda Kishës do të shpërthejë së shpejti.

Zgjohuni fëmijë. Ju duhet ta mbështesni të Vërtetën.

Bota do të ndryshojë tani përtej njohjes.

Juve ju janë dërguar shumë lajmëtarë në të shkuarën për t’ju përgatitur për këtë Ngjarje.

Këto janë paralajmërimet e fundit që po i jepen njerëzimit për t’iu dhënë atyre mundësinë që të përgatiten për Mëshirën e Madhe të Birit Tim.

Pas Mëshirës së Tij Hyjnore, kur Ai do t’i hapë sytë e të gjithë njerëzimit që t’i dëshmojnë mëkatet e tyre, Ai do t’iu japë edhe pak kohë më shumë që ata të kërkojnë falje.

Pastaj ju do të udhëzoheni që t'i përgatisni shpirtrat tuaj për Ardhjen e Dytë të Krishtit, Birit tim të dashur, i cili do të vijë përsëri me Lavdi, ashtu si është parathënë.

Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/03/virgin-mary-wake-up-children-you-must-embrace-the-truth/