E Mërkurë, 14 Mars
2012, në 15:30
Bija Ime fort e dashur, Unë të përqafoj fort, në Gjirin Tim, ndërsa
ti e duron këtë dhimbje së bashku me Mua.
Fëmijët e Mi, dhe
sidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit, të cilën ata
nuk mund ta shpjegojnë. Ata mund të jenë të panjohur, që jetojnë në anë të kundërta të
botës, por prapë dashuria që ata ndjejnë është Dashuria Ime. Ata e duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë vëllezërit dhe motrat e
vërteta në një familje të dashur.
Unë jam Drita që e krijon këtë dashuri spontane, e cila i
sjell shpirtrat së bashku. Është Shpirti Im i
Shenjtë, që i bashkon të gjithë fëmijët e Hyjit si një familje. Ju, fëmijët e Mi, jeni familja Ime.
Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe, kur dashuria juaj
është e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familjeje
të shenjtë. Dashuria e Atit
është përmes Meje.
Kur ju më doni
Mua, Unë do t’ju çoj në Krahët e Atit Tim i Cili do ta vendosë Vulën e Mbrojtjes
rreth jush dhe familjes suaj.
*(Shikoni Lutjen e
Kryqëzatës 33 për Vulën e Mbrojtjes)
Zemra Ime zbutet, ndërsa Unë e shikoj me gëzim, dashurinë që
keni për njëri-tjetrin. Ju më sillni kaq
shumë ngushëllim nga vuajtja që më duhet të duroj, ndërsa fëmijët e Mi të
shkretë në vende të copëtuara nga lufta janë duke u persekutuar.
Bashkohuni me Mua tani, në mënyrë që familja Ime e ndjekësve të
devotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se cilat janë rrethanat e tyre
apo nga cili vend ata vijnë, me qëllimin për ta mposhtur urrejtjen në botë.
Dashuria është më
e fuqishme se urrejtja. Urrejtja dobësohet nëse i jepet përgjigje me dashuri.
Nëse dikush ju trajton
padrejtësisht, ju duhet t’i përgjigjeni me dashuri, dhe Satani do të struket në dhimbje. Nëse ndjeheni të tunduar
për t’u hakmarrë mbi ata që ju lëndojnë, atëherë ju duhet të luteni për ata, t’i
falni dhe të tregoni ndaj tyre dashuri në vend të urrejtjes.
Dashuria, e cila
depërton përmes familjes Sime në Tokë, është një forcë shumë e fuqishme. Ju kurrë nuk duhet ta
besoni, për as edhe një çast, se urrejtja mund ta mposhtë dashurinë. Fuqia që urrejtja
ushtron, megjithëse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtet
me anë të fuqisë së dashurisë.
Si mundet dashuria ta
dobësojë urrejtjen në botën sot?
Lutja është përgjigja. Më doni Mua. Më dëgjoni Mua.
Përgjigjuni ndaj
kërkesave të Nënës Sime të dashur dhe ndaj Meje, Birit të saj, nëpërmjet
lutjeve të ndryshme që ju janë dhënë. Këtu është një Lutje e
veçantë e Kryqëzatës për bashkimin fëmijëve të Hyjit.
Ajo do të përhapë
dashuri në çdo skaj të Tokës dhe do të largojë urrejtjen që rritet çdo ditë. Kjo urrejtje, e
shkaktuar nga Satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe që krijon mizori të
tilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja, mund të shmanget me anë të
kësaj
Lutje e Kryqëzatës (37) për bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit
O
Jezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që të
mund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpër
gjithë botën. Ne
lutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre në
mendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’i
hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde të
Shenjtë në Tokë.
Përqafoji
të gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, si
vëllezërit dhe motrat e tyre, që t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelli
ata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë. Ne e
vëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta.
Ne
të lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë të
shpëtojmë më shumë shpirtra. Amen.
Unë ju dua fëmijë. Ju kurrë nuk duhet
të ndjeheni të demoralizuar kur shikoni ligësinë që është rreth jush. Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.
Dashuria juaj do ta mposhtë atë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu
Krishti