Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 6 March 2012

Kurrë mos i refuzoni profetët e Hyjit

E Premte, 24 Shkurt 2012, në 21:45 

Bija Ime, është e domosdoshme që ti të qëndrosh e heshtur kur persekutimi të fillojë.

Fjala e Shenjtë e Atit Tim të Përjetshëm do të refuzohet, nga vetë ata shërbëtorë të shenjtë që pohojnë se shpallin të Vërtetën e Fjalës së Tij Më të Shenjtë.

Kisha Katolike është Kisha e Vetme e Vërtetë.

Të gjitha kishat do të bashkohen për t’u bërë një Kishë e vetme e Shenjtë dhe Apostolike në Ardhjen Time të Dytë.

Derisa kjo të ndodhë, çdo Fjalë nga Ati Im, e dhënë tek një botë shpirtërisht e tharë, ose do të shpërfillet, sfidohet ose do të kundërshtohet me forcë.

Ata që do t’i kundërshtojnë me forcë Mesazhet e Mia, që të jepen ty, lajmëtarit të 7-të të kohëve te fundit, do të jenë të ndarë në dy kampe.

Ata që e ndjekin Satanin përmes tregimeve të fatit të një periudhe të re dhe magjisë.

Të tjerët do të jenë ata që janë të verbër shpirtërisht, por që besojnë se janë të frymëzuar në mënyrë hyjnore me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Të dyja palët do ta refuzojnë Fjalën e Hyjit, që të jepet ty përmes Trinisë së Shenjtë dhe Nënës Sime të dashur.

Madje edhe priftërinj të mirë, të ndaluar për t’i aprovuar këto Mesazhe publikisht, do ta shikojnë si të arsyeshme që ta përçmojnë Fjalën Time të Shenjtë për t’u dëgjuar nga e gjithë bota.

Me shumë pak përulësi të vërtetë në zemrat e tyre, ata do të vendosin ta nënvlerësojnë këtë Thirrje nga Qielli, e cila po jepet për ta ndihmuar njerëzimin.

Këta priftërinj, kleri dhe të tjerë të vetë-quajtur apostuj, që pohojnë se më njohin Mua, do të përpiqen t'i inkurajojnë njerëzit që ta refuzojnë Fjalën Time.

Ata nuk kanë aspak turp, pasi ata me arrogancë do ta copëtojnë Librin Tim të së Vërtetës, ndërsa ai po i zbulohet gjithë njerëzimit.

Pastaj ata do ta bëjnë copa-copa përmbajtjen, me helmin që kanë në zemrat e tyre.

Ata nuk duan ta dëgjojnë të Vërtetën, sepse ajo do t’ua shqetësojë dhe tronditë mbulesën e sigurisë së rreme brenda së cilës ata mbështillen.

Oh sa shumë ata më ofendojnë Mua.

Sa shumë dëm ata do të shkaktojnë dhe, prapë, ata nuk e kuptojnë këtë.

Lutuni që këta shpirtra, të verbër ndaj të Vërtetës, për shkak të ndikimit të mashtruesit, të mund t'i hapin zemrat e tyre dhe ta pranojnë Fjalën e Hyjit që po iu paraqitet atyre sot.

Ata nuk kanë asnjë të drejtë që t’i hedhin poshtë publikisht këto Mesazhe pa i parë ato fillimisht, me një shpirt të pastër, që duhet të jetë i përulur në të gjitha gjërat.

Ndërsa Hyji i lejon vuajtjet e përjetuara nga vizionarët e Tij në Tokë për të siguruar që shpirtrat të shpëtohen, Ai nuk do ta tolerojë abuzimin ndaj profetëve të Tij të zgjedhur.

Ti, bija Ime, je një profet.

Ti e pranon vuajtjen si një dhuratë për Mua.

Por, kjo nuk ka të bëjë me ty, sepse ti nuk je asgjë pa Mua dhe ti e di dhe e pranon këtë.

Hyji, Ati Im i flet botës nëpërmjet profetëve te Tij.

Është Fjala e Tij që ju refuzoni, kur ju shpifni publikisht për profetët e Tij.

Sepse ky është një mëkat para Syve të Tij.

Kurrë mos i refuzoni profetët e Zotit.

Kurrë mos i lëndoni apo t’i dëmtoni profetët e Tij në asnjë mënyrë.

Qëndroni në heshtje gjatë gjithë kohës, nëse keni dyshime dhe lutuni për ta.

I sulmoni profetët e vërtetë dhe zjarr do të bjerë mbi ju prej Qiejve, si ndëshkim nga Dora e Atit Tim.

Askush nuk mund ta ndalojë Fjalën e Zotit për t’iu dhënë fëmijëve të Tij. 

Ky është premtimi i bërë nga Ati Im që nga fillimi.

Dëgjojeni Zërin e Tij.

Pranojeni se ju jeni në kohët e fundit.

Lutuni që këto Mesazhe të dëgjohen, në mënyrë që të gjithë fëmijët e Hyjit të kenë Jetën e Përjetshme.

Mësuesi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti