Wednesday, 14 March 2012

Shikoni tani, ndërsa njeriu i paqes do t’i paraqitet botës

E Martë, 6 Mars 2012, në 15:20
Bija Ime fort e dashur, ti duhet të vazhdosh t’i zbatosh udhëzimet e Mia të shenjta dhe mos lejo njeri të të ndalojë në këtë mision, edhe pse do të vazhdosh të sulmohesh nga të gjitha anët.
Kurrë mos e dysho fjalën Time, edhe kur nuk e kupton se çfarë do të thonë mesazhet e Mia.
Gjithçka që ty po të jepet për botën që ta dëgjojë, ka qenë parathënë bija Ime.
Është vetëm se njerëzimit i duhet ta kuptojë se çfarë përmban Libri i Gjonit (Zbulesa).
Të gjitha gjërat e parathëna duhet të ndodhin.
Shikoni tani, ndërsa njeriu i paqes do t’i paraqitet botës.
Ai do të duket sikur po sjell paqen në Lindjen e Mesme.
Kjo do të jetë një paqe e rreme dhe është një maskë për mashtrimin që ai paraqet, me qëllim që ta mbulojë arsyen e vërtetë të kësaj gënjeshtre që po kryhet tani.
Lutuni për Zëdhënësin Tim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI, sepse ai do të pësojë një persekutim të tmerrshëm. Kjo kohë është afër tani.
Lutuni të gjithë ju sepse lutjet tuaja do ta zbusin ashpërsinë e këtyre kohëve, të cilat mund të lehtësohen.
Nuk dihet shumë, bija Ime, rreth kohëve të fundit.
Shumë janë të frikësuar dhe kështu do të jetë, por vetëm nëse shpirtrat e tyre janë të papastër.
Për ata prej jush që jeni në dritën e Hyjit ju keni shumë të mira përpara sepse kjo do të thotë heqje e mëkatit nga toka.
Më në fund bota do të shfaqet me një fillim të ri të mbushur me dritën Time hyjnore.
Nuk ka shumë kohë përpara se këto gjëra të ndodhin.
Gjithçka që ka rëndësi është se të gjithë fëmijët e Hyjit do ta shohin të vërtetën në kohën e duhur dhe do të kthehen në besim.
Përndryshe ata nuk do të jenë pjesë e Qiellit të Ri dhe Tokës së Re, të cilat do të bashkohen për t’u bërë një.
Sepse atëherë Unë do të vij për të gjykuar.
Prandaj vetëm ata që më pranojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre, Jezu Krishtin, dhe Atin Tim të Përjetshëm, do të kenë jetën.
Lutuni për të gjithë shpirtrat. Kjo përbën gjithçka për të cilën ju duhet të përqendroheni pikërisht tani dhe të keni besim të plotë tek Unë.
Jezusi juaj