E
Enjte, 23 Shkurt 2012, në 16:42
Unë Jam
Hyji, Ati i Gjithëpushtetshëm, Krijuesi i të gjitha gjërave, Hyji Më i Larti.
Bija
ime, është e rëndësishme për ata që i ndjekin Mësimet e Kishës Katolike
të Romës ta pranojnë mijëvjeçarin, ashtu siç iu është premtuar të gjithë
fëmijëve të Mi.
Fjalët
e përmbajtura në Librin Tim të Shenjtë, Biblën e Shenjtë, nuk gënjejnë.
Premtimi
Im gjendet tek Veprat e Apostujve.
Gjon
Ungjilltarit gjithashtu iu tregua rreth Kthimit të Lavdishëm të Birit Tim të
dashur, kur Ai do të mbretëroj në Epokën e re të Paqes për 1,000 vjet.
Pse ata
që pretendojnë se e kuptojnë Fjalën Time të Shenjtë refuzojnë ta
pranojnë një pjesë të saj, por jo tjetrën?
Atyre
shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë iu them tani që ta hapin Librin e së
Vërtetës.
Ju keni
detyrën për ta shpallur të Vërtetën.
Ju nuk
duhet t’i vini vesh atyre, brenda radhëve tuaja, që e shtrembërojnë të Vërtetën
në lidhje me Epokën e Re të Paqes mbi Tokë.
Çfarë i
shtyn vëllezërit tuaj, brenda Kishës Sime Katolike të Romës, që e mohojnë të Vërtetën?
Ju i
keni hutuar fëmijët e Mi.
Për
shkak të besnikërisë së tyre ndaj Kishës së Vetme të Vërtetë, Kishës
Katolike të Romës, ju po ua mohoni atyre mundësinë që t’i përgatisin
shpirtrat për Mbretërinë e Birit Tim në Parajsën e Re mbi Tokë.
Detyra
juaj është t’i informoni fëmijët e Mi mbi të Vërtetën.
Fëmijët
e Mi, ju kurrë nuk duhet ta mohoni të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë,
e cila përmban Fjalën e Vërtetë.
Ju,
fëmijët e Mi, duhet ta pranoni Premtimin e bërë nga Biri Im, pas
Ringjalljes së Tij të Lavdishme prej të vdekurit.
Ai tha
se Ai do të vinte përsëri.
Kjo
kohë, për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur në Tokë, po afron.
Nëse ju
i besoni Premtimet e bëra nga Biri Im, atëherë ju e dini se Ai do të veprojë
ashtu siç ka thënë.
Kur Ai
të vijë përsëri, Ai do të vijë për të Sunduar dhe për të marrë Fronin e
Tij Legjitim në Parajsën e Re që Unë e kam krijuar për ju të gjithë në Tokë.
Kurrë
mos i vini në dyshim Fjalët që dalin nga Buzët Hyjnore të Birit Tim të Dashur,
Jezu Krishtit.
Dijeni
se Unë, Ati juaj i Dashur, dëshiroj që ju të gjithë të bashkoheni si një
familje me Birin Tim në Parajsë.
Pranojeni
të Vërtetën. Mos e shtrembëroni apo ta rregulloni atë për t’ia përshtatur
interpretimit tuaj të gabuar të së Vërtetës.
Unë Jam
e Vërteta.
Ju nuk
mund të më ndryshoni Mua apo se Kush Unë Jam.
E
Vërteta do t’ju çlirojë.
Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti