Kerko Mesazhet ketu

Friday, 9 March 2012

A nuk e dini se Shpirti i Shenjtë nuk mundet dhe nuk do të hyjë në shpirtrat e atyre me zemër të ngurtë?

E Mërkurë, 29 Shkurt 2012, në 17:30
Bija ime fort e dashur, koha për përmbushjen e vullnetit të Atit Tim nuk është për dijeninë tënde.
Ndjekësit e Mi duhet të jenë të duruar pasi çdo gjë në botë do të zhvillohet ashtu siç është profetizuar në Librin e Atit Tim.
E gjithë kjo do të bëhet sipas kohëve të Atit Tim dhe efektit që lutjet tuaja do të kenë në ndihmesën për të shmangur luftëra globale.
Nuk do të zgjasë shumë kur të gjitha premtimet e Mia të përmbushen.
Ju, ndjekësit e Mi, duhet të keni besim në Mua, Jezusin tuaj të dashur.
Lutuni për shpirtrat dhe lëreni gjithçka në duart e Mia.
Kurrë mos harroni që t’i luteni Atit Tim sa më shpesh të mundeni për Vulën e Hyjit të Gjallë, me qëllim që të mbroni veten dhe familjet tuaja.
Lutja e Kryqëzatës (33) për ta kërkuar Vulën e Hyjit të Gjallë dhe për ta pranuar atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht.
Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.
Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve.
Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu.
Amen.
Bëni gjithashtu të mundur që t’i inkurajoni të tjerët për të lutur Lutjen shtatë-ditëshe të Kryqëzatës (24) për të kërkuar faljen e plotë të mëkateve.
O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi.
Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.
Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.
Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.
Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë.
Amen.
Për ata që e vënë në dyshim këtë dhuratë të veçantë lutjeje në të cilën Unë ofroj heqjen e plotë të mëkateve, ju duhet të dini këtë.
Unë Jam Jezu Krishti, Biri i Njeriut dhe më është dhënë autoriteti për t’i falur të gjitha mëkatet.
Priftërinjve të Mi të shenjtë gjithashtu iu është dhënë fuqia për të falur mëkate nëpërmjet Sakramentit të Shenjtë të Rrëfimit.
Unë kërkoj që ju ta pranoni dhuratën Time të heqjes së mëkateve për të mirën e atyre që nuk mund ta marrin Sakramentin e Rrëfimit ose për ata që nuk janë pjesëtarë të Kishës Katolike të Romës.
A do t’ua mohonit këtyre shpirtrave të çmuar të drejtën e dhuratës Sime?
Përse do të përpiqeshit për t’i dekurajuar këta shpirtra që e pranojnë Fjalën Time Hyjnore, nga marrja e faljes së plotë të mëkateve? Mos vallë do të donit që ata të mos shpengoheshin në sytë e Mi?
Ju duhet të tregoni dashuri ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja dhe të jeni të lumtur që atyre po iu jepet kjo dhuratë e veçantë nga Unë, Jezusi i tyre i dashur.
Edhe nëse ata kurrë nuk i lexojnë mesazhet që Unë të jap ty, bija Ime, të gjithë mëkatarët e kanë të drejtën për të më kërkuar Mua që t’i fal, kur ata tregojnë keqardhje të vërtetë në shpirtrat e tyre.
Hapini zemrat tuaja dhe lutuni për dhuratën e përulësisë.
A nuk e dini se Shpirti i Shenjtë nuk mundet dhe nuk do të hyjë në shpirtrat e atyre me zemër të ngurtë?
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/02/29/dont-you-know-that-the-holy-spirit-cannot-and-will-not-enter-the-souls-of-those-with-hardened-hearts/