E Premte, 2 Mars 2012, në 00:20
Bija Ime, sprovat për njerëzimin do të intensifikohen
gjatë pastrimit final që nevojitet përpara Ardhjes së Dytë të
Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Toka po përgatitet për
këtë Ngjarje të Lavdishme, e premtuar si Dhurata më e madhe nga Unë, që nga Krijimi i Parajsës. Priteni këtë Ngjarje me shpresë të madhe sepse kjo Parajsë e Re
është ajo për të cilën çdo njeri, grua apo fëmijë do të mundohet të hyjë.
Përgatiteni veten me qëllim që ju, familjet dhe miqtë tuaj të jeni të denjë të ecni në tokën e Mbretërisë Sime të Re, e cila do të jetë nën Mbretërimin e
Birit Tim fort të dashur, Jezu Krishtit.
Shpërfilleni këtë kërkesë, fëmijë, dhe ju do ta
humbisni trashëgiminë tuaj legjitime.
Nëse mëkatarët do t’i hidhnin një sy vetëm për një minutë këtij Krijimi të Lavdishëm, ata do të binin përtokë dhe do të lypnin Mëshirë për të
hyrë tek Portat e tij.
Vetëm ata që ruajnë një dashuri të thjeshtë dhe të pastër për
Mua, Atin e Tyre Qiellor dhe Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, do të jenë në
gjendje ta shijojnë këtë ekzistencë të re paqësore dhe të lavdishme.
Për fat të keq, Satani i ka errësuar shpirtrat e shumë prej
fëmijëve të Mi, me qëllim që ata të mos jenë të aftë ta dallojnë të Vërtetën
nga trillimi.
Bija Ime, gënjeshtra të tmerrshme po orkestrohen nga kulte
satanike dhe doktrina të epokës së re.
Fëmijët e Mi të gjorë, të joshur nga gënjeshtra të paraqitura në
një imazh shumëngjyrësh, besojnë në një planet të ri.
Atyre po iu premtohet
një lloj i ndryshëm i parajsës. Por ajo nuk ekziston.
Kur Satani i josh dhe i fiton zemrat e atyre që besojnë tek ai,
ai i torturon ata përjetësisht.
Po të shikonit tmerrin në fytyrat e tyre kur ata, pas vdekjes, e
gjejnë veten në kthetrat e Satanit, do t’jua copëtonte zemrën në dysh.
Kaq të mjeruar janë ata, saqë është e rëndësishme që ju t'i
paralajmëroni këta shpirtra për mundimin që shtrihet përpara.
Lutuni për ta. Kurrë mos
ndaloni. Në shumë raste, vetëm vuajtja e shpirtrave viktimë mund t’i shpëtojnë
ata nga Ferri.
Për ata që besojnë tek Unë, Hyji Atë, Unë ju thërras tani që t’i mohoni hyjnitë e rremë, idhujt e rremë, doktrinat e rreme, fallxhorët dhe
doktrinat e epokës së re, të cilat të gjitha së bashku nuk vlejnë asgjë.
Të gjitha janë krijuar nga mbreti i mashtrimit, Satani, një
gënjeshtar dinak.
Ai nuk do të ndalojë para asgjëje për t’i larguar nga Unë,
fëmijët e Mi të çmuar.
Unë ju lutem, fëmijë, që të luteni për këta shpirtra si një
ngushëllim për Mua, Atin tuaj të dashur.
Më ngushëlloni Mua. Me
kalimin e kohës ju do ta kuptoni misterin e Mbretërisë Sime Hyjnore.
Me kalimin e kohës
misteri i Vullnetit Tim Hyjnor do të zbulohet. Me kohën ju, përmes besnikërisë dhe dashurisë suaj për Mua, do
të më ndihmoni ta bashkoj, më në fund, familjen Time në Mbretërinë e krijuar për
të gjithë fëmijët e Mi që nga fillimi.
Faleminderit, bija Ime, për vuajtjen tënde. Faleminderit fëmijët
e Mi, që i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.
Unë ju jap të gjithëve Bekimin Tim tani, por ju duhet të më
kërkoni Mua.
“Atë Qiellor, më
ndihmo të bëhem i vogël si një fëmijë, në Sytë e Tu. Unë kërkoj që Hiret e Tua
të bien përmbi mua, që të mund t’i përgjigjem Thirrjes Tënde për të shpëtuar të
gjithë fëmijët e Tu. Amen.”
Ati juaj i Dashur
Qiellor
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti