Bija Ime më e dashur, më ndihmo Mua në pikëllimin Tim ndërsa lotoj për të gjithë fëmijët e Mi që refuzojnë të pranojnë se Unë ekzistoj.
Sa më qan Mua zemra për ta.
Sa lotoj Unë për shpirtrat e tyre të shkretë.
Sa inteligjentë dhe të mprehtë në mënyrën e të kuptuarit njerëzor, ata nuk arrijnë ta kapin të Vërtetën se kush Unë Jam.
Unë Jam fillimi.
Unë Jam krijuesi i gjithçkaje që është.
Unë jam Ati i tyre, edhe pse ata më refuzojnë Mua.
Sikur ata vetëm të mund ta shikonin të Vërtetën.
Sikur ata vetëm të mund të më lejonin Mua t'ua prekja zemrat e tyre, që kështu Unë të mund t'ua tregoja planet e Mia të mrekullueshme dhe të lavdishme të cilat i presin ata.
Shumë prej këtyre shpirtrave nuk më njohin Mua, edhe pse jo për fajin e tyre.
Këtyre shpirtrave do t'iu tregohet e Vërteta, që ata të zgjedhin Udhën Time.
Pastaj, atyre të cilëve iu ishte dhënë e Vërteta, por që e kanë lejuar arsyen njerëzore dhe lartësimin e inteligjencës njerëzore për t’i verbuar, janë tani të humbur për Mua.
Shumë nga këta shpirtra do të kthehen në besim por shumë do ta refuzojnë Kupën e Shpëtimit që do t'iu paraqitet nga Biri Im i Dashur.
Fëmijë të Zemrës Sime, Unë ju lutem. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj fëmijët e Mi të çmuar.
Lotët e Mi vërshojnë në këtë kohë dhe Unë ju kërkoj që t’i sillni ata tek Unë përmes Mëshirës Hyjnore të Birit Tim.
Shumë nga këta shpirtra përfshijnë fëmijë të rinj, të cilët më refuzojnë Mua me mos-bindje dhe publikisht, për t'iu treguar të tjerëve se sa të zgjuar ata janë.
Një respekt i ekzagjeruar për inteligjencën njerëzore është një tundim i futur brenda shpirtrave të Fëmijëve të Mi nga armiku.
Bisha i ka gëlltitur shpirtrat e fëmijëve të Mi dhe ata nuk e kanë fare idenë se çfarë ai po iu bën.
Kaq shumë engjëj të rënë e bindin njerëzimin se inteligjenca njerëzore është pa të meta.
Kur njerëzimi beson, apo e bind veten, se e njeh Ligjin Hyjnor të Krijimit, atëherë ai ka rënë në një kurth mashtrimi.
Asnjë njeri nuk mund ta shpjegojë se si Unë e krijova universin apo njerëzimin, pavarësisht se sa ata përpiqen, sepse kjo është e pamundur.
Kur do të mësojnë ata?
Kur do ta shikojnë ata se ato fëmijë të Mitë, ato shpirtra të pastër, të thjeshtë e të përulët që më pranojnë Mua, e kanë kuptuar të vërtetën e thjeshtë?
Ata nuk kanë nevojë për provë sepse e ndjejnë Dashurinë Time në zemrat e tyre të pastra, të cilat ata i lënë hapur që Unë të mund t'ua mbush shpirtrat e tyre me Hire Hyjnore.
Unë Jam Hyji juaj, Krijuesi juaj dhe Ati Juaj i Natyrshëm.
Fëmijët e Mi duhet të vijnë tek Unë përmes Birit Tim të Dashur dhe me anë të vullnetit të tyre të lirë. Unë nuk mund t’i detyroj ata.
Juve, fëmijëve të Mi ju është dhënë fuqia për të ndihmuar që t’i shpëtoni shpirtrat e tyre.
Të gjithëve ju, që i përgjigjeni thirrjes Sime për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja përmes lutjes dhe sakrificës, do t'ju jepen hire të veçanta.
Fuqia Ime është e pafundme.
Mrekullitë e Mia, së bashku me vuajtjen dhe lutjet e fëmijëve të Mi, do të përdoren për të shpëtuar shpirtrat e humbur nga vdekja e përjetshme.
Unë ju dua, fëmijët e Mi të dashur.
Ejani dhe më ndihmoni Mua ta bashkoj familjen Time të dashur dhe ndihmojeni Birin Tim që ta mposhtë bishën përpara se ajo të grabisë më shumë prej fëmijëve të Mi.