Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që t’i përgatis të gjithë ndjekësit e Mi tani në një mënyrë që jo vetëm do t'i ndihmojë ata por edhe gjithë të dashurit e tyre për Paralajmërimin.
Nuk është e mjaftueshme të pendoheni për shkak të frikës. Kërkohet një akt pendese.
Për të gjithë ju ndjekësit e Mi, dëgjojini udhëzimet e Mia tani për t’i përgatitur shpirtrat tuaj për Paralajmërimin.
Ju duhet të filloni duke medituar mbi të gjitha keq-bërjet për të cilat ju jeni fajtorë ndaj vetvetes dhe ndaj të afërmit tuaj.
Për Katolikët midis jush, ju duhet të merrni Sakramentin e Rrëfimit çdo dy javë nëse dëshironi që të mbeteni në një gjendje Hiri.
Në këtë mënyrë, dhimbja juaj gjatë Paralajmërimit, do të jetë e zbutur dhe ju do të keni forcën për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja që do të vuajnë një dhimbje të tmerrshme dhe një ndjenjë të madhe faji ndërsa ata do të përpiqen t’i pranojnë kushtet për ndriçimin e ndërgjegjes së tyre.
Për ata mes jush, që janë të Krishterë apo të besimeve të tjera, dhe që besoni në këto mesazhe, ju duhet të recitoni lutjen që ju është dhënë përmes
Lutjes së Kryqëzatës (24) Dhurata për Faljen e Plotë të mëkateve.
Ju duhet ta thoni këtë lutje për 7 ditë me radhë dhe Unë, Jezusi juaj, do t’ju jap faljen.
O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës.
Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat.
Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi.
Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.
Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.
Na mbush me Shpirtin e Shenjtë,
që ne të mund të marshojmë përpara
dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë
dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona
për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.
Ne të nderojmë Ty.
Ne të Lavdërojmë Ty.
Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty,
për të shpëtuar shpirtrat.
Ne të duam Ty, Jezus.
Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë.
Amen.
Unë tani ju dhuroj një lutje të veçantë gjithashtu për ju, që ta thoni për ata shpirtra të shkretë që mund të vdesin nga tronditja gjatë Paralajmërimit dhe që mund të jenë në mëkat mortor.
Lutja e Kryqëzatës (65) Për ata në mëkat mortor
O Jezus i dashur, Shpëtimtar i njerëzimit,
përmes Mëshirës Tënde Hyjnore,
unë kërkoj mëshirë për të gjithë ato shpirtra të shkretë në mëkat, që mund të merren nga kjo Tokë gjatë Paralajmërimit.
Falua atyre mëkatet dhe në përkujtim të Mundimeve të Tua, të lutem të ma dhurosh këtë favor të veçantë për shlyerjen e mëkateve të tyre.
Unë e ofroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt si një pendesë për të shpëtuar shpirtrat e tyre, dhe për t’ua sjellë Jetën e Përjetshme.
Amen.
Ndjekësit e Mi, Paralajmërimi do të jetë një ngjarje e madhe Shpëtimi ku Unë do t’ia vërtetoj botës Mëshirën Time Hyjnore.
Të gjithë personat e gjallë në botë do t’i shohin shpirtrat e tyre dhe do ta dinë, për herë të parë në shumë raste, se ata e kanë një shpirt.
Koha tani është e shkurtër dhe ju duhet të filloni të përgatiteni.
Mos i harroni udhëzimet e Mia për të pasur ushqim që të zgjasë 10 ditë, qirinj që janë të bekuar dhe objekte të shenjta në shtëpitë tuaja.
Kini besim tek Unë dhe gëzoni sepse shumë shpirtra do të shpëtohen.
Unë nuk do të zbuloj ndonjë datë por ju e dini se çfarë duhet bërë.
Kur mëkatet tuaja t’ju jenë zbuluar, ju duhet të më kërkoni Mua që t'ju fal dhe të përkuleni në falënderim të përulur për këtë Dhuratë Hyjnore e cila është pasaporta juaj drejt jetës së përjetshme në Parajsën Time në tokë.
Kujtoni se nuk ka as edhe një mëkat, pavarësisht se sa serioz ai mund të jetë, që të mos falet kur të jetë treguar pendesë e vërtetë.