Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 10 July 2012

Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua

E Hënë, 25 Qershor 2012, në 11:50

Bija Ime fort e dashur ti kurrë nuk duhet ta harrosh madhështinë e këtij misioni.

Shumë herë do të tërhiqesh drejt kurtheve të ngritura nga mashtruesi për të të penguar.

Mizorisht, ai dhe të gjithë ata që me lehtësi udhëhiqen prej tij do të bëjnë gjithçka të munden për ta diskretituar Fjalën Time të dhënë ty.

Ti duhet të ngrihesh dhe t'i shpërfillësh këto akuza. Meqenëse ti e ke dorëzuar vullnetin tënd të lirë, gjithçka që ka rëndësi tani është bindja jote e plotë ndaj Meje.

Më lejo Mua, me Urtësinë Time Hyjnore, që ta shtroj përpara teje udhën Time të përkryer drejt Parajsës në Tokë.

Ndjekësit e Mi, gjithashtu, duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimit Tim. Ju do të sulmoheni ashpër, secili dhe çdonjëri prej jush, për shpalljen e Fjalës Sime.

Ky është një mision si asnjë tjetër.

Ju, ushtria ime, do të udhëhiqni grigjën e Kishës Sime të Mbetur drejt portave të Parajsës.

Kjo do t'ju shkaktojë shumë persekutim personal dhe nuk do të jetë një udhëtim i lehtë.

Ju duhet të bashkoheni së bashku dhe t'i jepni forcë njëri-tjetrit sepse të bashkuar në numër, ju do të gjeni ngushëllim tek njëri-tjetri.

Në të gjithë skajet e tokës ushtria Ime mblidhet tani.

Të gjithë vizionarët të cilëve iu komunikohet e Vërteta Hyjnore përmes Nënës Sime, do të ndezin flakën e Shpirtit të Shenjtë së bashku me profetët e Mi, me qëllim që ushtria e mbetur të jetë e përgatitur siç duhet për betejën përpara.

Kurrë mos e dyshoni Dashurinë Time. Mbajeni mend se vetëm ata që më ndjekin Mua, mund të hyjnë në Parajsën e Re.

Për ata që vijnë tek ju dhe ju mundojnë, kujtohuni se detyra juaj është që t'i falni ata dhe të luteni për shpirtrat e tyre.

Tregoni dashuri ndaj atyre që ju mundojnë në Emrin Tim. Në këtë mënyrë ju mund ta mposhtni Satanin dhe ai e humbet fuqinë mbi ju.

Unë do t'ju udhëzoj në çdo hap të udhëtimit tuaj.

Unë eci me ju gjithmonë.

Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua.