Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 28 July 2012

Pas luftës botërore do të vijë zija e bukës dhe pastaj plagët. Megjithatë, lutja mund ta lehtësojë ndëshkimin

E Premte, 13 Korrik 2012, në 16:25

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet ta njohin radhën e ngjarjeve sepse, duke e kuptuar këtë, ata do të fuqizohen me njohuri që kështu ata të mund të ndihmojnë për ta lehtësuar Ndëshkimin.

Paralajmërimi do të ndodhë si një mjet i fundit prej Atit Tim të Përjetshëm për ta zhytur dritën e Hyjit, dritën e së Vërtetës, brenda zemrave të njerëzimit.

Pa atë, pjesa më e madhe e njerëzimit do të ishte hedhur në Ferr, sepse ata nuk do të ishin të denjë për Mbretërinë e Atit Tim.

Kjo është një Vepër Hyjnore e Mëshirës së Madhe për t’i shkëputur të gjithë fëmijët e Hyjit nga ligësia dhe për t’i çuar ata drejt trashëgimisë së tyre legjitime.

Për shkak të errësirës së madhe që e mbulon tokën në këtë kohë, ku drita e Hyjit është veçse një dritëz e zbehtë, kjo Vepër e Hyjit është e nevojshme.

Ajo do t’i ndajë të mirët prej atyre të mbytur në mëkat, por që 
me kokëfortësi do të mbeten të mbërthyer pas Bishës dhe të gjithë lavdisë që ai iu premton atyre mbi këtë tokë. Do të jetë një humbje kohe për këta shpirtra të gjorë, sepse ata duhet ta dinë se koha e tyre mbi tokë është e shkurtër.

Toka do të zëvendësohet nga një Parajsë e Re, tek e cila do t'iu refuzohet hyrja nëse ata e refuzojnë Veprën Time të Dashurisë dhe Mëshirës.

Shumë do të qëndrojnë në errësirë. Shumë do të kthehen në besim menjëherë. Nëse pjesa më e madhe e njerëzimit pendohet, atëherë Mundimi i Madh nuk do të jetë aq i vështirë.

Lufta Botërore nuk do të ketë të njëjtin efekt nëse shumica e njerëzve pendohen pas Paralajmërimit.

Pas luftës botërore do të vijë zija e bukës dhe pastaj plagët. Megjithatë, lutja mund ta lehtësojnë ndëshkimin.

Lutuni fort në mënyrë që Lufta, dhe ndëshkimi që do ta pasoj atë, të mund të lehtësohen dhe të shmangen. Vetëm besimi i njerëzve dhe besnikëria ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, mund ta arrijnë këtë.

Bija Ime, nuk jam Unë, Jezusi juaj, ai që do t’i sjellë këto hidhërime të tmerrshme. Ato do të krijohen prej mëkateve të liga të njerëzve, epshet e të cilëve për pushtet, para dhe kontroll të botës për përfitimet e tyre personale, janë të pangopura.

Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi do të jenë duke pritur me qetësi dhe me padurim për Ardhjen Time të Dytë, do të ketë më shumë rrëmujë.

Shumë do të dalin dhe do të deklarojnë të jenë Unë, Mesia, dhe njerëzit do të gënjehen.

Kujtoni 
çfarë Unë ju kam thënë, se do të kthehem në tokë ashtu siç Unë e lashë atë kur u ngjita përmes reve.

Shpërfilleni këdo që pohon të jetë Unë, në trup prej mishi, sepse kjo nuk do të ndodhë.

Ndjekësit e Mi do të jenë të fortë për shkak të dashurisë së tyre për Mua dhe ata duhet të përqendrohen në të vetmen dëshirë që, nëse plotësohet, do të më sjellë Mua gëzim dhe ngushëllim. Ky do të jetë Misioni për të shpëtuar shpirtrat, të gjithë shpirtrat, përpara se Unë të vij përsëri.

Kujtojeni se besëlidhja me Mua do të jetë çelësi drejt shpëtimit dhe drejt botës së të ardhmes që nuk do të ketë asnjë mbarim, sepse ajo do të jetë Parajsa e Re e cila ju ofron secilit prej jush jetën e përjetshme.