Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 15 July 2012

Kisha Ime duhet të ketë besim tek Unë. Ata duhet t’i heqin zinxhirët e tyre të frikës dhe dyshimit dhe të më lejojnë Mua që ta bëj veten të njohur

E Enjte, 28 Qershor 2012, në 15:00

Bija Ime fort e dashur duhet të dihet se ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim, si profetë, por që nuk flasin me gjuhën e Qiellit, po shtohen në numër.

Kaq shumë nga këta shpirtra po infektohen nga engjëjt e rënë dhe flasin me ton të përshtatur me kujdes por edhe dashamirës, që të kujton atë që ju do të prisnit të ishte Zëri Im i Shenjtë.

Oh sa janë duke u mashtruar tani ndjekësit e Mi të devotshëm dhe sa të hutuar do të jenë ata. Në cilin do të kenë besim? Cilin të ndjekin? Cilin të besojnë?

A nuk pata thënë Unë se shumë do të vijnë në Emrin Tim por pak vetë do të flasin me Zërin Tim?

Janë më pak se 20 ata që kanë lejen për t'ia shpërndarë botës Fjalën e Hyjit dhe këtu përfshihen edhe ata që marrin mesazhe hyjnore nga Qielli prej Nënës Sime të dashur.

Shumë vizionarë të tjerë janë të pranishëm gjithashtu në botë por misioni i tyre është i ndryshëm.

Roli i tyre mund të jetë ai i lutjeve të përditshme për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzimit, ose ai i vuajtjeve personale të ofruara tek Unë si një dhuratë për t’i shpëtuar shpirtrat nga Satani. Vuajtja në këtë mënyrë, me dëshirë, e shkatërron fuqinë e Satanit përmbi shumë shpirtra njerëzish.

Profetët e Mi janë të pakët dhe ju do t'i njihni ata prej Zërit Tim të vërtetë i cili do t'i godasë zemrat dhe shpirtrat e fëmijëve të Hyjit në një mënyrë që është e pamundur të shp
ërfillet. 

Mesazhet e Mia për botën për këto kohë do të jenë të detajuara dhe do të zbulojnë të vërteta të pa-zbuluara më parë.

Shumë prej atyre që Unë ju jap tani është thjesht për t'ju kujtuar Mësimet e Mia.

Shumë prej atyre që Unë ju paraqes tani është ushqimi i jetës, i dhënë tek ju përmes Lutjeve të Mia të Kryqëzatës, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave tuaj dhe të atyre të të tjerëve në Ardhjen Time të Dytë.

Shumë mesazhe të tjera që u janë dhënë të tjerëve, do të jenë të ngjashme por nuk do të hyjnë kaq shumë në detaje.

Misionet e tyre janë po aq të rëndësishme sepse ata do të kthejnë në besim shpirtra.

Gjithmonë kujtojeni këtë. Unë po përpiqen t'ju tregoj se sa shumë Unë ju dua dhe dëshiroj që ta zbuloj të Vërtetën e ekzistencës Sime.

Prova e kësaj do t’iu zbulohet më në fund të gjithë fëmijëve të Hyjit së shpejti.

Ju lutem mos u grindni mes njëri-tjetrit duke u përpjekur që t'ia kaloni njëri-tjetrit nga ana e njohurive tuaja shpirtërore.

E Vërteta është kjo.

Asnjë njeri nuk e njeh të Vërtetën e përmbajtur në Vulat e fshehura në Librin e Zbulesës.

Siç ju kam thënë më parë, ato qenë vulosur, në Librin e së Vërtetës, deri tani, në kohët e fundit.

Unë, Jezu Krishti, Qengji i Hyjit, tani i hap ato për t'ju përgatitur për Mbretërinë Time të Re.

Juve ju është dhënë Shkrimi i Shenjtë për t'ju përgatitur dhe tani ju duhet të më lejoni Mua, Mbretin e gjithë Njerëzimit, që t'jua tregoj të Vërtetën se çfarë do të vijë.

Duke e bërë këtë, Unë do të jem në gjendje që t'ju udhëheq përgjatë asaj që do të jetë një zonë e minuar prej mashtrimit, persekutimit dhe urrejtjes.

Më lejoni Mua, të gjithë ju, duke përfshirë të gjithë pjesëtarët e Kishës Sime në Tokë, që t'ju ngre sipër këtyre vështirësive të fundit drejt Jetës së Përjetshme.

Kisha Ime duhet të ketë besim tek Unë. Ata duhet t'i heqin zinxhirët e tyre të frikës dhe dyshimit dhe të më lejojnë Mua që ta bëj veten të njohur përmes këtyre mesazheve.

Dallojeni Dashurinë Time në formën e saj të pastër dhe të thjeshtë.

Dashuria Ime nuk është e komplikuar dhe e maskuar me rrokje mistike.

Ajo është e drejtpërdrejtë për ju që ta shikoni, por e mbushur me një dhembshuri të tillë që do t’ju përshkojë si një flakë mirënjohjeje, kur ju ta keni hedhur poshtë mburojën e krenarisë dhe frikës.

Kur ju ta bëni këtë, do të jetë më e lehtë për ju që të më ndiqni Mua, Jezusin Tuaj.

Unë erdha si Shpëtimtar herën e parë.

Unë vij, përsëri, si Shpëtimtar këtë herë të fundit. Vetëm se këtë herë detyra Ime është madje edhe më e rëndë.

Dashuria për Hyjin ka vdekur në botë. Është vetëm një shkëndijë.

Nëse Ardhja Ime e Dytë do të ndodhte tani, fare pak vetë do të hynin në Parajsë.

Paralajmërimi, Dhurata Ime e Mëshirës Sime Hyjnore do të ndihmojë të konvertojë shumë prej njerëzimit.

Më ndihmoni ta përgatis grigjën Time. Unë kam nevojë për Kishën Time në tokë, së bashku me klerikët dhe laikët, që të më ndihmojnë Mua për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Hyjit.

Ju lutem pranojeni Dorën Time ndërsa Unë e shtrij dhe e përhap Thirrjen Time ndër të gjitha kombet.

Ejani me Mua, Jezusin tuaj të dashur. Më ndiqni Mua këtë herë.

Mos më refuzoni Mua ashtu siç bënë Farisenjtë. Këtë herë ju duhet ta njihni Zërin Tim.

Ju duhet ta dini tashmë se si Unë flas, sepse juve ju është dhënë Shkrimi i Shenjtë.