Tuesday, 17 July 2012

Fjala Ime është Fjala Ime. Asnjë njeri nuk mund ta mbrojë Fjalën Time, sepse ajo është e gdhendur në gur

E Hënë, 2 Korrik 2012, në 18:00
Bija Ime fort e dashur është e rëndësishme që ndjekësit e Mi të qëndrojnë të duruar.
E ardhmja kurrë nuk duhet të nxitohet.
Planet e vendosura nga Ati Im i Përjetshëm do të zhvillohen natyrshëm sipas Providencës Hyjnore.
Koha që ju është dhënë në dispozicion, për të më ndihmuar Mua në përgatitjen e njerëzimit për Mëshirën Time të Madhe është shumë e çmuar. Është një kohë gjatë së cilës shumë do të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. 
Shpresa, besimi dhe dashuria për Mua, Jezusin tuaj të dashur, do t'ju mbështesin në misionin tuaj.
Kur ju të jeni dëshmitarë për mizoritë përpara jush, kur gjithçka që qëndron për të më nderuar Mua të shkatërrohet, ju do ta kuptoni se koha po afron. 
Ju duhet të kujtoni se këto gjëra duhet të ndodhin dhe se detyra juaj është që ta luftoni dhe t'i rezistoni armikut, si pjesë e ushtrisë Sime. 
Ushtria Ime do të pajiset me Dhuratat Hyjnore dhe do t’i përfshijë me vete të gjithë ata që janë në errësirë. 
Përgatitja kërkon kohë. Lutja ju sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe i mbush shpirtrat tuaj me oksigjenin që iu nevojitet për të mbijetuar në betejën përpara. 
Ndërsa forcoheni me hiret që Unë ju jap, do të bëhet shumë e lehtë për t’i identifikuar armiqtë tuaj që e urrejnë gjithçka që ka të bëjë me Mua. Kjo do t'ju shkaktojë dhimbje, lëndim dhe zemërim por ju duhet të qëndroni me dinjitet në Emrin Tim gjatë gjithë kohës. 
Kur ju të sfidoheni në Emrin Tim ju duhet të reagoni me dashuri. Kurrë mos provoni t’i analizoni Mesazhet e Mia sepse ju nuk keni nevojë që ta bëni këtë. 
Fjala Ime është Fjala Ime. Asnjë njeri nuk mund ta mbrojë Fjalën Time sepse ajo është e gdhendur në gur. 
Cilido njeri që provon ta thyejë Fjalën Time apo të hedhë balte mbi të, do të dështojë sepse ata janë të pafuqishëm kundër Fjalës Sime të Shenjtë.
Tani që ju e njihni Zërin Tim, ju duhet të njihni dhimbjen që mund të prisni ta duroni kur ju të shpallni Fjalën Time në këto kohë. 
Përmendeni Emrin Tim sot, madje edhe mes të ashtuquajturve të Krishterë, dhe do të ketë një heshtje të sikletshme. 
Flisni haptas për të mirën dhe të keqen dhe ju do të talleni.
Vëreni në dukje se si mëkati mund t’i shkatërrojë fëmijët tuaj dhe do t’ju pyesin – çfarë është mëkati?
Sot shumë vetë nuk e dinë se çfarë është mëkati. Shumë e pranojnë mëkatin si një pjesë normale, një trajtë të pranueshme, ne jetët e tyre. 
Ata janë të kënaqur që të mos e marrin parasysh mëkatin sepse kjo iu jep atyre lirinë për të ndjekur kënaqësi të tjera, për të adhuruar zota të rremë dhe për t’i kënaqur epshet e tyre. 
Jo, ata nuk duan të dëgjojnë sepse nuk iu përshtatet atyre.
Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shikoheni sikur të jeni të fiksuar me një dashuri për fenë dhe një dashuri për Hyjin që sot është pak e frytshme përpara syve të të verbërve. 
Kjo është edhe arsyeja se pse ju duhet të përgatiteni. Ja se përse ju duhet të jeni të fortë. Do të jetë pikërisht për këta shpirtra që ju do të duhet të luteni dhe të më ndihmoni Mua t'i shpëtoj. 
Të lejoni që shpirtra të tillë t’ju shqetësojnë, t’ju lëndojnë apo t’ju fyejnë, është një humbje kohe. 
Përgjigjuni me dashuri dhe me një qetësi dinjitoze. 
Kurrë mos kini frikë që të më shpallni Mua por kurrë mos më detyroni Mua mbi këta shpirtra në një mënyrë të tillë saqë ata të largohen nga ju. Në të kundërt, sillini ata tek Unë përmes lutjeve dhe vuajtjeve tuaja. 
Unë ju bekoj ju, ushtria Ime e fortë dhe trime.
Unë ju dua.
Unë eci me ju në çdo hap që bëni për të më sjellë Mua shpirtra.
Jezu Krishti juaj i dashur