Fëmija im, një errësirë e tmerrshme po zbret mbi botën ndërsa braktisja e besimit që e ka mbërthyer thellohet më tepër.
Dashuria për Hyjin është flakur tutje.
Dashuria për Birin tim është venitur dhe, në vend të saj, ka një dashuri për vetveten.
Lakmia dhe dashuria për pushtet i mbushin shpirtrat gjithandej dhe kërkimi për vet-dashuri është i admiruar dhe i pranuar sikur të ishte mënyra e drejtë për t’i jetuar jetët tuaja.
Fëmijë, është në këtë kohë që ju duhet të luteni për të ndihmuar që të ndriçohen këto shpirtra që janë në errësirë.
Ata nuk e njohin të Vërtetën e Sakrificës së Birit tim apo se çfarë donte të thoshte Kryqëzimi i Tij i tmerrshëm.
Dhurata e Tij e Shpëtimit është flakur tutje sikur të mos kishte ndodhur kurrë. Pastaj ata që janë të vetëdijshëm për kuptimin e Vdekjes së Tij në Kryq, kanë vendosur të shikojnë tek një mori hyjnish të rremë për t'ju sjellë atyre paqe. Ata kurrë nuk kanë për ta arritur një paqe të tillë.
Paqja e shpirtit mund të sillet vetëm përmes besnikërisë dhe lutjes drejt Birit tim.
Vetëm të pastrit dhe të përulurit në zemër, që e vënë besimin e tyre të plotë tek Ai, mund të kenë jetë të përjetshme.
Kaq shumë fe të rreme dhe doktrina false, të krijuara prej imagjinatës së njerëzimit, tani e infektojnë tokën.
Kaq shumë vetë janë duke u udhëzuar nga besime të rrezikshme false, saqë ata do t’i çojnë shpirtrat e humbur drejt Ferrit.
Engjëjt e rënë janë kudo, fëmijë. Qëndroni në gatishmëri sepse ata do të vënë në shënjestër, veçanërisht, të gjithë ata që më nderojnë mua, Nënën tuaj të Dashur, me qëllim që t'ju ngatërrojnë.
Ata do t'ju pengojnë të luteni. Ata do të mbjellin dyshime të vazhdueshme rreth Dashurisë së Hyjit në mendjet tuaja. Ata do t'ju shpërqendrojnë me tundime të shqisave. Do të duhet shumë lutje për t'i mbajtur ata larg. Rruzarja ime është mbrojtja juaj më e rëndësishme.
Biri im, në këtë kohë, po u dhuron shumë hire atyre që ia vënë veshin, i dëgjojnë dhe i pranojnë Mesazhet e Tij të Shenjta për botën.
Ai e bën këtë për t'ju dhënë forcë dhe këmbëngulje në këtë mision për ta shpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm.
Pranojini këto hire, Fëmijë, me dashuri sepse ju jeni shumë të veçantë që keni qenë zgjedhur për ta ndjekur Atë në këtë kohë.
Si Kisha e Tij e Mbetur në tokë ju do të keni nevojë për bukën e jetës në çdo kohë, sepse ju nuk do ta keni këtë udhëtim të lehtë.
Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës për t'ju ndihmuar që t’ju mbajë të fortë në misionin tuaj.
Lutja e Kryqëzatës (63) Më ruaj në këtë udhëtim
O Nëna ime e dashur e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të lutesh që të më jepet Ushqimi i Jetës për të më ruajtur në këtë udhëtim, që të ndihmoj në shpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit.
Të lutem ndihmoji të gjithë ata që po mashtrohen nga idhuj të rremë dhe hyjni të rremë që t’i hapin sytë e tyre ndaj të Vërtetës së vdekjes së Birit tënd në Kryq – për të shpëtuar secilin prej fëmijëve të Hyjit dhe për t'i sjellë secilit Jetën e Përjetshme. Amen.