E
Diel, 24 Qershor 2012, në 17:30
Bija
Ime fort e dashur, sa më thyhet zemra kur i shoh ata që thonë se janë ndjekësit
e Hyjit, por që vetëm i reklamojnë Ligjet e Tij. Ata janë
hipokritë.
Janë
ata të cilët thonë se i ndjekin Urdhërimet e Atit Tim, por që ndjejnë se
ata mund t’i dënojnë të tjerët që mëkatojnë.
Së
pari, që të përdorin Shkrimin e Shenjtë si një mjet për të shpallur një
gënjeshtër, duke promovuar të ashtu-quajturën tolerancë, ata më fyejnë Mua
rëndë.
Këta
janë njerëzit që thonë se është gabim të besohet në Ndërhyrjen Hyjnore.
Këta
janë njerëzit që i vënë në dyshim vegimtarët e dërguar nga Qielli përgjatë
shekujve dhe më pas përpiqen t'i përgënjeshtrojnë ata duke përdorur Fjalën Time
të Shenjtë të paraqitur në Shkrimin e Shenjtë.
Kushdo
që e mohon Fjalën Time është i pabesë ndaj Meje.
Kushdo
që e veçon veten mënjanë nga vëllezërit dhe motrat e tij, si më i lartë
shpirtërisht dhe në inteligjencë, duhet që të ketë shumë kujdes.
Kushdo
që e përdor Shkrimin e Shenjtë për të paraqitur një version të shtrembëruar të
së Vërtetës, do të ndëshkohet.
Kushdo
që ngrihet dhe e shpall të Vërtetën, dhe prapë e mohon Fjalën Time që po i
jepet botës në këto, kohët e fundit, do të flaket tutje prej Meje.
Ju
jeni fajtorë për xhelozi shpirtërore dhe për këtë ju do të përballeni me
ndëshkim.
Kur
ju përhapni urrejtje rreth profetëve të dërguar nga Qielli, ju bëheni fajtorë
për një mëkat i cili ka pasoja të jashtëzakonshme.
Sepse
duke e bërë këtë, ju jo vetëm që shpallni një gënjeshtër, por ju e bllokoni
Fjalën e Hyjit.
Unë
kërkoj që ju ta ndaloni fushatën tuaj të shqetësimeve dhe shpifjeve tani. Ju
kurrë nuk do ta ndaloni Fjalën Time që të dëgjohet.
Përse
vazhdoni të përpiqeni për ta munduar këtë Mision? A nuk e dini ju tashmë se
zjarri i Shpirtit të Shenjtë nuk do mund të kishte qenë përhapur në
mënyrën siç ndodhi, po të mos ishin Mesazhet e Mia nga Qielli?
Ju po
përdoreni nga i ligu, i cili nuk do të ndalojë para asnjë arsyeje për
të penguar që këto, Mesazhet e Mia të Shenjta, t’i jepen botës.
Për ata
midis jush që kanë bërë një betim, si shërbëtorë të shenjtë të Kishës
Sime mbi Tokë, më dëgjoni Mua tani.
Kur
ju i dënoni publikisht Mesazhet e Mia dhe më pengoni Mua, Jezusin tuaj, në
këtë Mision për shpëtimin e shpirtrave, ju kryeni mëkatin më të madh nga të
gjithë.
Ju do
të vuani për këtë dhe Purgatori juaj do të përjetohet mbi tokë. Çdo burrë, grua
dhe fëmijë do ta dëshmojë fyerjen tuaj kundër Qiellit.
Vlerësimi
juaj i gabuar ndaj profetëve të Mi do t'ju bëjë shpirtërisht të zbrazët
dhe shpirti juaj do të vuajë një shqetësim të tillë si asnjë tjetër.
Nëse ju
jeni shërbëtorë të shenjtë të Mitë dhe jeni të pasigurt për
Zërin Tim ndërsa Unë ju flas tani, atëherë ju duhet të qëndroni të heshtur. Ju
duhet të luteni për dije përpara se të konsideroni për ta refuzuar Fjalën Time
të Shenjtë.
Me
mijëra prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të dështojnë për ta njohur Fjalën
Time, të dërguar përmes këtij profeti për kohët e mbarimit. Sa e thyen kjo
Zemrën Time.
Shumë
do të bien nën sundimin e antikrishtit dhe do ta braktisin Kishën Time në Tokë.
Shumë
prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të anojnë nga persekutuesit e Kishës
Sime. Joshja e tyre tashmë ka filluar.
Ju po
përgatiteni nga mashtruesi për të më refuzuar Mua dhe krenaria juaj ju pengon
që ta shikoni këtë.
Shumë
prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë nuk do të kenë mjaft kurajo për ta mbrojtur
Kishën Time në tokë. Shumë do të mbajnë anën e Profetit të Rremë dhe do ta
refuzojnë grigjën Time, besimi i të cilëve do t'i mundësojë ata për ta
kërkuar të Vërtetën.
A
nuk e dini ju se Unë jam Kisha?
A nuk
e dini ju se Kisha do të vuajë kryqëzimin e saj ashtu siç vuajta edhe Unë?
Ajo do
të torturohet. Do të duket sikur të ketë qenë kryqëzuar dhe shumë do të
mendojnë se do të ketë vdekur. Por, ashtu si Ringjallja Ime, ajo do të ngrihet
në jetë përsëri që ju ta shikoni se ajo kurrë nuk mund të shkatërrohet.
Unë i
paralajmëroj të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë të cilët nuk arrijnë
t’i dallojnë kohët që po i jetoni, që të qëndrojnë në gatishmëri tani, ndërsa
Kisha Ime në tokë do të vuajë persekutimin më të madh që nga fillimi.
Ju
duhet të përgatiteni dhe t'i hapni sytë.
Kur
menduat ju se Unë do të vija dhe t'ju paralajmëroja? A menduat se do të ishte
dikur në të ardhmen? Se kjo nuk do të ndodhte kurrë gjatë jetës suaj?
Koha
për Ardhjen Time të Dytë është shumë pranë.
Unë
shumë shpejt do t’i ndaj të mirët nga të këqijtë pasi që çdo përpjekje të jetë
bërë për ta kthyer në besim shumicën e njerëzimit.
Është
detyra dhe përgjegjësia juaj që ta mbani mendjen, zemrën dhe shpirtin të hapur.
Unë kam
nevojë që ju t'i përgjigjeni thirrjeve të Mia për të më ndihmuar Mua të shpëtoj
sa më shumë shpirtra të mundem.
Ndiqmëni
Mua. Kjo është thirrja juaj.
Kjo
është arsyeja se përse ju jeni betuar për besnikëri ndaj Meje, Jezusit tuaj.
Ju
nuk e bëtë betimin sipas kushteve tuaja.
Ju
duhet të më lejoni Mua që t'ju udhëzoj dhe t’ju ndihmoj të mbroni Kishën Time
në tokë.
Shumë
dëm është kryer mbi Kishën Time. Kisha Ime përbëhet prej të gjithë atyre që më
duan Mua, duke përfshirë të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë.
Ju
duhet të jeni të fortë, trima dhe besnikë. Ju nuk duhet ta lejoni frikën apo
bishën që t’jua konsumojnë shpirtin.
Dëgjojeni
Fjalën Time përpara se ju t’i dënoni profetët e Mi.
Kurrë
mos e mohoni asnjërin prej mesazheve të Mia pa u lutur më parë për dije.
Edhe atëherë ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos ua mohoni fëmijëve
të Hyjit dhuratën e hireve që Unë tani i hedh mbi ata shpirtra të gjorë që janë
të etur për të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Për ata
që e refuzojnë haptas Fjalën Time, të dhënë këtij profeti, dijeni se ju do të
më luteni për t'ju falur kur e Vërteta të zbulohet.
Në atë
kohë, për ata që janë përgjegjës për largimin e shpirtrave nga Fjala Ime, do të
jetë tepër vonë.
Ato
shpirtra të humbur për Mua, për shkak të gjuhës suaj të ligë, nuk do ta kenë
jetën e përjetshme.
Refuzojeni
Fjalën Time tani, ose kritikojeni mesazhin Tim për gabime dhe ju do të flakeni
mënjanë. Ju nuk do jeni të denjë për ta udhëhequr grigjën Time.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti
Jezu Krishti