Bija Ime fort e dashur, koha ka qenë rezervuar që këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, të dëgjohen nga çdo njeri, i ri apo i vjetër, nëpër çdo komb.
Shumë prej fëmijëve të Hyjit do të ngrihen dhe t’i dëgjojnë udhëzimet e Mia, nëse atyre iu jepet mundësia të arrijnë tek këto mesazhe.
Dijeni tani se ndryshimet tashmë kanë filluar ashtu si është profetizuar ku të mbjellat nuk do të japin më frytin e tyre si më parë dhe kur stinët nuk do të jenë më si më parë.
Këto ndryshime janë nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm ndërsa Ai sjell ligje të reja të tokës të cilat asnjëri nuk do të mbesë pa i vënë re.
Asgjë në botë që qeveriset prej ligjeve të natyrës nuk do të mbetet e njëjtë si më parë.
Detet do të ngrihen, ujërat do të vërshojnë, toka do të tundet dhe dheu do të bëhet i shterpë.
Ati Im do të shkaktojë një ndëshkim të rëndë për ta ndaluar përhapjen e mëkatit, i cili është një burim hidhërimi të madh për Të.
Ato kombe që nuk i binden Ligjeve të Tij do të vuajnë shumë. Ata shumë shpejt do ta kuptojnë se mëkatet e tyre nuk do të tolerohen më dhe se ata do të ndëshkohen.
Ndëshkimi i tyre është për t’i ndaluar ata të ndotin shpirtrat e të tjerë dhe nëse ata nuk i ndryshojnë udhët e tyre të shëmtuara, ata do të detyrohen ta bëjnë këtë përmes ndërhyrjes hyjnore.
Bija ime ti duhet ta përhapësh Fjalën Time sa më shpejt tani sepse Paralajmërimi po afron.
Shumë kombeve duhet t'iu jepet Libri i së Vërtetës që ata të mund të përgatiten për Ardhjen Time të Dytë.
Koha për Ardhjen Time të Dytë do të jetë pas Paralajmërimit.
Ndëshkimet, të dërguara nga engjëjt në Qiell, sipas komandës së Atit Tim, kanë filluar në faza të ndryshme. Ato do të vazhdojnë të përshkallëzohen ndërsa mëkati të vazhdojë të burojë.
Beteja ka filluar dhe fazat e para mund të shihen në shumë vende.
Ju të gjithë do t’i dëshmoni shkatërrimet klimatike të cilat do të vërshojë përmbi tokën që rënkon me dhimbje për shkak të degradimit të mëkatit.
Lëkundjet do të shtohen dhe komb pas kombi do të vuajë sipas njollës së mëkatit që e ka korruptuar bërthamën e tij.
Udhëheqësit që ndjekin anti-krishtin nuk do t’i shpëtojnë Syrit të Atit Tim dhe ata do të shkatërrohen.
Ati Im i ndëshkon ata që drejtojnë qeveri të liga tani, në mënyrë që t’i shpëtojë fëmijët e Tij nga mbërthimi i tyre i ligë.
Ai nuk do të qëndrojë pas dhe të shikojë ndërsa këta udhëheqës, të cilët ndjekin anti-krishtin që qëndron i fshehur në këtë kohë, të shkatërrojnë fëmijët e Tij.
Një e treta e tokës do të shkatërrohet ndërsa engjëjt të derdhin zjarr nga të katër skajet e Qiellit.
Atëherë shumë do ta kuptojnë se diçka nuk shkon dhe se kjo është shkaktuar prej zemërimit të Atit Tim.
Prapë, akoma shumë nuk do të mësojnë.
Pas Paralajmërimit, shumë do të kthehen në besim. Megjithatë shumë të tjerë nuk do të kthehen madje edhe kur të gjithëve t'iu jepet prova se në çfarë gjendje janë shpirtrat e tyre.
Ata do të adhurojnë prapë tërheqjen e rremë të cilën ata mendojnë se toka ka për t’iu ofruar. Veçse këtë herë epshet dhe ato idhuj materialë që ata i adhurojnë do të bëhen edhe më të turpshëm dhe më të ligj. Të gjitha mëkatet e tyre, të dukshëm për të gjithë ata që mund t’i shohin për çfarë ato janë, do të bëhen kaq të shëmtuara saqë fare pak nga fëmijët e Hyjit do të jenë në gjendje të durojnë që t’i shohin.
Çdo mëkat i neveritshëm do të paraqitet publikisht me përçmim për Hyjin.
Çdo veprim do ta degradojë mëkatarin kaq poshtë saqë ata do të sillen si kafshë.
Gjithë respekti për trupin e njeriut do të zhduket dhe çdo epsh djallëzor do të valëvitet që bota ta shikojë pa asnjë lloj turpi në shpirtrat e tyre.
Këta janë të burgosurit e Satanit. Të gjithë ata janë fëmijët e Hyjit por ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre tek bisha.
Ndëshkimet janë pjesë e planeve të Hyjit për ta pastruar tokën, që të pastrohen edhe mëkatari edhe vendi mbi të cilin ju ecni.
Vetëm kur toka të jetë e pastruar mund të ndodhë Ardhja Ime e Dytë.
Ju kurrë nuk duhet t’i trembeni atyre sepse ju, ushtria Ime, do të luteni për ato kombe dhe të ndihmoni në pastrimin që kërkohet për konvertimin e njerëzimit.
Vula e Hyjit të Gjallë do ta mbrojë secilin dhe çdonjërin prej jush.
Është prej dashurisë që Ati Im e ka për të gjithë fëmijët e Tij, që Ai duhet t’i ndëshkojë ata, sepse nëse nuk e bën, ata do të marshojnë përpara, pa e kuptuar, drejt portave të Ferrit.