Kerko Mesazhet ketu

Friday, 13 July 2012

Hyji Atë: Unë zbuloj planet e Mia për të ardhmen, për Qiellin e Ri dhe Tokën e Re

E Mërkurë, 27 Qershor 2012, në 20:00

Bija Ime më e dashur, sot Unë iu zbuloj të gjithë Fëmijëve të Mi planet e Mia për të ardhmen, për Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Kur ato të bashkohen në një Parajsë të lavdishme, do të ketë 12 kombe.

Këto kombe do të përbëhen nga disa kombe në botë të cilat kanë treguar besnikëri ndaj Meje, Hyjit Atë, Birit Tim Jezu Krishtit dhe Nënës së Hyjit, Mbretëreshës së Qiellit.

Ata që janë të shpërndarë do të sillen bashkë për t’u bashkuar me ato kombe të tjera si një, të bashkuar si një Familje e Shenjtë.
 
Vullneti Im, do të nderohet. Ju të gjithë do të keni dhuratën e vullnetit të lirë por ai do të jetë i ndërthurur bashkë me Timin. Vetëm atëherë e vërteta e Parajsës do të zbulohet me të vërtetë.

12 kombet e Mia janë simbolizuar në 12 yjet tek gruaja në Librin e Zbulesës.

Gruaja është Nëna e Hyjit dhe ajo i mban 12 yjet për të treguar dy gjëra.

12 apostujt e ndihmuan Birin Tim për të ngritur Kishën e Tij në Tokë.

12 kombet veçanërisht të zgjedhura do të formojnë Kishën e vetme të vërtetë apostolike në Tokën e Re, kur Qielli dhe Toka të bashkohen si një në Parajsën Time të Re të Lavdishme. 

Ky është momenti të cilin Unë kam qenë duke e pritur me durim.

Vullneti Im Hyjnor, i cili për Adamin dhe Evën krijoi Parajsën që u hodh mënjanë për shkak të tundimit nga i ligu, tani do të kryhet dhe këtë herë Parajsa do të jetë e përkryer. 

Biri Im, Mbreti i Njerëzimit, Mbreti i Universit, do të mbretërojë mbi Parajsën Time të Re në Tokë.

Ai do të caktojë udhëheqës në çdo komb, të gjithë të bashkuar së bashku prej Vullnetit Tim Hyjnor.

Popujt e këtyre kombeve do ta nderojnë Birin Tim në mënyrën me të cilën Ai duhet të nderohet, në mënyrën e vetme, në paqe dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Nëna e Tij e Bekuar, Nëna e Shpëtimit, ka qenë kurorëzuar Mbretëreshë e Qiellit dhe do të mbretërojë gjithashtu si Mbretëreshë e Parajsës së Re. 

Kurorëzimi i Saj në Qiell ishte një Manifestim Hyjnor shumë i veçantë i rolit të saj të ardhshëm në shpëtimin e botës.

Ajo ishte kurorëzuar me nder dhe madhështi të madhe për rolin që ajo luajti, jo vetëm si Nëna e Hyjit dhe si partnere e Shpirtit të Shenjtë, por edhe si Nëna e Shpëtimit që iu dha fuqia për ta shkatërruar Satanin.

Ishte Biri Im i Dashur Ai që me dashuri e vendosi kurorën me 12 yje mbi kokën e Nënës së Hyjit gjatë Kurorëzimit të saj.

Do të jetë Biri Im Ai që do ta vendosë kurorën përmbi kokën e saj në Parajsën e Re, si Mbretëresha e gjithë fëmijëve të Hyjit. 

Plani Im Hyjnor për të shpëtuar njerëzimin tashmë ka filluar.

Është dëshira Ime që ky Mision të më ndihmojë Mua që të mbledh shpirtra të humbur në çdo skaj të tokës dhe t’i shpëtoj ata nga armiku përpara se të jetë tepër vonë.

Ndërhyja Ime Hyjnore do të provojë dashurinë Time për të gjithë fëmijët e Mi. 

Asgjë nuk është e pamundur. Asgjë nuk është e pashpresë në betejën Time kundër ushtrisë së Satanit.

Unë do t'ju sjell një botë të re që do t'ju mahnitë në tërë lavdinë e saj të jashtëzakonshme. Ajo është gati.

Bukuria dhe e madhështia e saj janë përtej kapacitetit tuaj njerëzor për t’u imagjinuar. 

Kur ju ta dëshmoni atë, ju do të keni jetën e përjetshme.

Lutuni që ata fëmijë të Mi të mjerë të cilët nuk besojnë tek Unë, Hyji Më i Larti, të cilët nuk i binden Ligjeve të Mia dhe të cilët kryejnë ligësi të tmerrshme kundër njëri-tjetrit, të pendohen.

Unë nuk dëshiroj të humbas as edhe një fëmijë Timin.

Më ndihmoni Mua që t'ua sjell atyre këtë trashëgimi të mrekullueshme e të lavdishme. Për fat të keq duhet të kryhet sipas vullnetit të tyre të lirë. 

Unë ju dua fëmijë, me një pasion të panjohur për njerëzimin.

Ejani tek Unë përmes Birit Tim, të bashkuar në një.

Koha për Parajsën e Re në tokë është shumë afër, por juve ju është dhënë kohë për të ndihmuar në konvertimin e njerëzimit përmes këtij Misioni të Engjëllit të 7-të në tokë, që punon bashkë me Birin Tim për ta sjellë familjen Time tek Unë.

Ati juaj i Dashur
Krijuesi i të gjitha gjërave të dukshme e të padukshme
Hyji Më i Larti