E
Diel, 8 Korrik 2012, në 17:17
Bija
Ime fort e dashur braktisja e madhe e besimit për të cilën kam folur, tani po
shtohet me shpejtësi nëpër botë.
Në këtë
kohë ajo po përhapet si një vello mbi Kishën Time të Shenjtë në tokë
dhe ia ka zënë pamjen si një mjegull e dendur.
Kjo
është koha për ndarjen e madhe të Kishës Sime në dy kampe.
Nga
njëra anë ju do të keni shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe besnikë që ndjekin
mësimet e Mia dhe që kurrë nuk devijojnë prej tyre.
Nga ana
tjetër janë ata priftërinj dhe udhëheqës të tjerë në Kishat e Mia të Krishtera
që janë të influencuar nga jeta moderne dhe që do t’i përdhosin Ligjet e Mia.
Ata i
përkulen presionit të njerëzve të cilët u kërkojnë që ata të tregojnë tolerancë
në emër të Hyjit duke i ndryshuar Ligjet e Hyjit për t'iu përshtatur
kërkesave të njerëzve.
Ata
janë plot me krenari, arrogancë dhe ambicie të botës. Për ata nuk do të ketë
rëndësi nëse i ndryshojnë Sakramentet e Shenjta për t'iu përshtatur
një programi mëkatar.
Tani
ata do të mundësojnë që vepra të turpshme të kryhen nëpër Kishat e Atit Tim dhe
të gjitha këto në emër të të drejtave civile dhe të tolerancës.
Ata do
ta justifikojnë mëkatin dhe do të më fyejnë Mua duke i parakaluar mëkate
të tilla përpara Tabernakujve të Mi të Shenjtë duke pritur që Unë t’i përtyp
këto vepra të tilla të ndyra.
Së
shpejti ata do t’i abrogojnë Sakramentet për t'iu përshtatur të gjithëve.
Në
vend të tyre do të mbahen mbrëmje festive dhe forma të tjera argëtuese.
Kjo
do të bëhet një kishë e Re Mbarë Botërore e cila do të mburret me një ndërtesë
madhështore në Romë por që nuk do të nderojë Hyjin.
Ajo
do të ndërtohet me simbole sekrete satanike që të gjithë t’i shohin dhe ajo do
të adhurojë bishën.
Çdo
mëkat, i neveritshëm para Atit Tim të dashur do të nderohet publikisht dhe
miliona njerëz do t’i pranojnë ligjet e tyre të shthurjes sikur të ishin të
vlefshme në Sytë e Hyjit.
Shërbëtorët
e Mi të shenjtë që mbeten besnikë ndaj Meje do të detyrohen që të mbajnë Mesha
në fshehtësi ose do të burgosen.
Ata do
t’i shtojnë forcat dhe, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë do të vazhdojnë që t’i
ushqejnë fëmijët e Hyjit me Ushqimin e Jetës.
Ata
duhet të bëjnë të sigurt që të gjithë atyre që ata i udhëheqin, t'iu ofrohet
mbrojtja e Vulës së Hyjit të Gjallë.
Koha
është shumë pranë tani që Tempullin e Ri, të ndërtohet në nderim të
Bishës.
Ai
do të ndërtohet nën diktaturën e antikrishtit i cili do të futet në skenën
botërore së shpejti si njeriu i paqes.
Mblidhuni
së bashku të gjithë ju ndjekësit e Mi sa më parë që të mundeni. Për
priftërinjtë e Mi që e njohin Zërin Tim, ju duhet të filloni përgatitjet për të
siguruar që Kisha Ime në Tokë të mund t’i bëjë ballë, me forcë, persekutimit që
do të vijë.
Me
kalimin e kohës qendrat e strehimit do të jenë gati për ju për t’u përdorur
sepse Unë i kam udhëzuar ndjekësit e mi për disa kohë, për të bërë të
mundur që ata t’u shërbejnë qëllimeve tuaja.
Ky
persekutim do të jetë i shkurtër dhe ju do të kaloni përmes tij, sado i
dhimbshëm të jetë.
Po ju
paralajmëroj. Feja e Re Botërore do të duket, nga jashtë një organizatë e mirë
dhe e shenjtë plot me dashuri dhe dhembshuri.
Ajo do
të paraqesë një pamje madhështore të tolerancës dhe do të lartësojë çdo mëkat
të njohur ndaj Hyjit. Ajo do ta shtrembërojë çdo mëkat që të duket sikur
bëhet i pranueshëm në Sytë e Hyjit.
Por ju
duhet ta dini se një neveri e tillë më bën Mua të ndjehem keq dhe mjerë ata që
e ndjekin këtë udhë të rrezikshme drejt mallkimit të përjetshëm.
Mëkati
do të jetë gjithmonë mëkat në Sytë e Mi.
Koha
nuk e ndryshon këtë. Rregullat e reja, për t'iu përshtatur dëshirave të
njerëzve për qëllime mëkatare, kurrë nuk do të pranohen prej Meje.
Përgatituni
tani për këtë mashtrim të madh sepse ai do të ndodhë shumë shpejt.
Jezusi juaj