Thursday, 26 July 2012

Ata do të më mohojnë Mua duke thënë se Fjala Ime e Shenjtë bie në kundërshtim me Fjalën e Hyjit

E Mërkurë, 11 Korrik 2012, në 19:30
Bija Ime fort e dashur ti po duron dhimbjen Time në këtë kohë ndërsa Unë lotoj për shkak të numrit të fëmijëve të Hyjit të cilët po vdesin në një gjendje mëkati mortor. 
Është kaq e dhimbshme që Unë po i duroj, akoma edhe një herë, plagët e tmerrshme të shkaktuara mbi Mua gjatë Kryqëzimit Tim. 
Bija Ime është e rëndësishme që ti ta kuptosh se çfarë po të ndodh, sepse ti duhet të përgatitesh se si të merresh me këtë mision kur ai të të shkaktojë shumë vuajtje.
Abuzimin që ti e duron, në Emrin Tim, është për t’u pritur. 
Kur ndonjë shpirt i zgjedhur i jepte botës Fjalën Time të Shenjtë, në të shkuarën ata vuanin mundime ashtu si ti po bën tani. Ata pësuan tallje, abuzime, qenë bërë të duken si të marrë dhe, akoma më keq, u akuzuan si mashtrues sikur ata po tregonin gënjeshtra.
Unë gjithashtu, u quajta gënjeshtar. Unë gjithashtu isha i përqeshur. Ata thonin se Unë isha një hileqar, një mashtrues dhe kundër Fjalës së Hyjit. 
Ata gjenin çdo lloj justifikimi që të vërtetonin se Unë isha një mashtrues. 
Ata madje përdorën Fjalën e Shenjtë të Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, për të provuar dhe vërtetuar se ato që Unë flisja e mohonin Shkrimin e Shenjtë.
Çdonjëri mund të thotë se e përfaqëson Fjalën e Hyjit. Shumë pak nga ata që thonë se marrin Fjalën e Hyjit merren seriozisht. Ata zakonisht janë të shpërfillur.
Por ata që thonë se flasin në Emrin Tim, por që nuk flasin, dhe që qëllimisht përhapin gënjeshtra, zakonisht duartrokiten dhe pranohen në sajë të ndikimit mashtrues të Satanit.
Në rastin e profetit të vërtetë, e tillë është fuqia e Zërit Tim, saqë do të provokojë një reagim tepër të fortë. Në raste të tilla, njerëzit ose do ta mbështesin Fjalën Time me dashuri për të Vërtetën, ose do të më mohojnë Mua plotësisht. 
Ata që më pranojnë Mua do ta ndjejnë dashurinë Time t’ua prekë shpirtrat e tyre në një mënyrë që do t’ua ndezë zemrat e tyre, që kështu të mos mund të ketë më kthim prapa. 
Ata që më refuzojnë Mua, nuk do të më shpërfillin Mua. Në të kundërt ata do të më tallin Mua dhe do ta njollosin Fjalën Time me një ligësi që nuk përkon me virtytet e Krishtera që ata pohojnë se i kanë. 
Ata do të më mohojnë Mua duke thënë se Fjala Ime e Shenjtë bie në kundërshtim me Fjalën e Hyjit pikërisht ashtu siç bënë kur Unë ecja në tokë. 
Ata nuk arrijnë që ta kuptojnë se përse Fjala ime krijon një reagim kaq të fuqishëm. Ata kanë qenë tunduar nga Satani dhe nuk e dinë këtë. Ata e kanë ulur vigjilencën dhe e kanë lejuar atë që t'iu mjegullojë dashurinë për Mua.
Askush nuk do ta shpërfillë Fjalën Time. Ata nuk do munden. Sepse në çdo rast ajo do të provokojë një reagim, qoftë prej dashurisë apo prej urrejtjes. 
Jezusi juaj