E Martë, 26 Qershor 2012, në
20:00
Bija
Ime fort e dashur, Parajsa e Re tani është kompletuar në lavdinë e saj të plotë
dhe është gati për të gjithë fëmijët e Hyjit në tokë.
Ajo do
të paraqitet me gjithë lavdinë e saj, ashtu si Parajsa e krijuar nga Ati Im i
Përjetshëm për fëmijët e Tij që prej fillimit.
Sa
këndojnë dhe gëzojnë engjëjt sepse koha për ta zbuluar këtë mrekulli
madhështore tek një botë mosbesuese është shumë pranë.
Ajo do
të paraqitet prej Meje kur Jerusalemi i Ri të zbresë përmbi tokë, gjatë
tingëllimit të Ardhjes Sime të Dytë.
Ty,
bija Ime, do të të kërkohet që ta shpallësh këtë menjëherë përpara se Unë të
paraqitem.
Vetëm
ata që më pranojnë Mua si Mesia, do të jenë në gjendje që të hyjnë në portat e
saj të mrekullueshme.
Çdo
thirrje nga Qielli do të bëhet për të arritur tek të gjithë ata që akoma do ta
refuzojnë dhuratën Time të madhe deri në trumbetën më të fundit.
Më pas
do të jetë tepër vonë për këta shpirtra të shkretë. Ata do të mbeten pa ndihmë
pas kësaj, pasi Mëshira Ime do të më jetë hedhur në Fytyrë në
refuzim të plotë.
Gjithçka
që ka rëndësi tani është që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në rrezikun e humbjes së shpirtrave e tyre tek Satani.
Mblidhini
ata, ju ndjekësit e Mi. Tërhiqini ata me butësi brenda grigjës Sime. Kurrë mos
hiqni dorë nga lutjet tuaja për t'i shpëtuar ata.
Oh,
ndjekësit e Mi të dashur, sikur ju të kishit mundësi ta shikonit Parajsën e Re
kur Qielli dhe Toka të bashkohen si një, ju do të binit në gjunjë dhe do të
qanit të gëzuar dhe të lehtësuar.
Për
ata prej jush që janë të frikësuar për ditët e fundit, kur toka ashtu si ju e
njihni do të ndryshojë, ju duhet të më lejoni Mua që t'jua lehtësoj shqetësimet
tuaja.
Ju do
ta merrni familjen tuaj me vete dhe të gjithë do të gëzoni në dashuri dhe harmoni
plotësisht të pastër.
Ju
do të bëheni me trup të pastër, të pakorruptueshëm, të çliruar nga sëmundja,
vdekja fizike dhe plakja.
Ju të
gjithë do të keni vendbanimin tuaj me barin, pemët, malet, lumenjtë, rrëketë
dhe lulet që do t’ju rrethojnë në gjithë bukurinë e tyre të lavdishme.
Kafshët
do të jenë të zbutura dhe do të jetojnë në paqe dhe harmoni me të gjithë
fëmijët e Hyjit.
Ju
do t’i shikoni fëmijët tuaj të martohen, të kenë fëmijë dhe mrekullia e
familjeve, të ngjallura prej vdekjes, do të dëshmohet prej të gjithëve.
Kjo
ringjallje do të jetë si asnjë gëzim tjetër i imagjinueshëm.
Ju
do të bashkoheni me të dashurit tuaj që kanë ikur nga kjo jetë dhe kanë shkuar
në Qiell.
Ju
do të keni kombe, 12 në total, të gjitha të simbolizuara prej 12 yjeve në kurorën
mbi kokën e Nënës Sime të Papërlyer, të cilat do të qeverisen nga Unë së bashku
me Apostujt dhe Profetët e Mi.
Kjo
është Mbretëria Ime, e premtuar nga Ati Im qëkur Ai e krijoi Parajsën mbi Tokë.
Kushdo që e refuzon atë, do të humbasë.
Lutuni
që të gjithë fëmijët e Hyjit ta kenë pastërtinë e shpirtit për t’iu mundësuar
atyre që të kthehen në shtëpi, në Mbretërinë e Atit Tim në Tokë, ashtu si ishte
në fillim, siç është tani dhe përgjithmonë e jetës do të jetë, në shekuj të
shekujve.
Jezusi juaj