Wednesday, 4 July 2012

Virgjëra Mari: Bota është kthyer përmbys prej paganizmit

E Shtunë, 23 Qershor 2012, në 10:50
Fëmijët e mi, unë ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkoheni në lutje për kthimin e mëkatarëve dhe të vazhdoni lutjet tuaja ditore. 
Agjërimi do të shpëtojë kaq shumë shpirtra dhe është një Dhuratë e madhe për Birin tim të dashur. 
Kaq shumë njerëz në botë janë larguar nga Biri im.
Sa shumë loton Ai në këtë kohë. Ai i do ata kaq shumë dhe të thyhet zemra të shikosh, veçanërisht mos-besnikërinë e atyre që e pranojnë se Ai është Biri i vërtetë i Hyjit Më të Lartit. 
Bota është kthyer përmbys prej paganizmit. Ajo është bërë një vend paqartësish, urrejtjesh, trazirash dhe shqetësimesh.
Kjo i ngjan gjendjes së Ferrit, megjithëse aspak aq e tmerrshme dhe e dhimbshme. Dhe prapë se prapë fuqia e të ligut e ka krijuar këtë tension të urryer dhe që i rrethon të gjithë fëmijët e Hyjit. 
Pak kanë mbetur të paprekur nga helmi që po përhapet në çdo komb prej errësirës. Kaq shumë janë verbuar prej kësaj errësire dhe nuk ndjejnë asnjë shpresë.  
Të shumtë janë ata që nuk kthehen tek Hyji dhe vazhdojnë përgjatë një udhe e cila iu sjell shumë hidhërim. 
Ata që e duan Hyjin, por që i kushtojnë fare pak vëmendje Atij përmes lutjes, janë po aq të pashpresë. 
Vetëm lutja, përkushtimi dhe sakrifica mund t'ju sjellin pranë Hyjit. Asgjë tjetër nuk do t'ju sjellë paqe. 
Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat që adhurojnë hyjni të rremë. Ata kanë më shumë nevojë për lutje në këtë kohë.
Lutuni për ata që janë të tunduar nga i ligu për të shkaktuar vështirësi mbi ata që janë nën kontrollin e tyre. 
Ata kanë pak kohë përpara Rrëfimit, Paralajmërimit. Kur ajo ditë të vijë ata duhet të tregojnë përulësi kur e vërteta t'iu zbulohet. 
Plani i madh i Birit tim për të shpëtuar shumicën e njerëzimit është gati që t'i zbulohet botës. 
Shumë nuk do të shpëtohen.
Prandaj dhe gjithë dishepujt e Tij të dashur kanë një përgjegjësi kaq të madhe tani për t’u lutur për kthim në besim, që të shpëtojnë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur.  
Shkoni në paqe fëmijët e mi, të ngushëlluar me dijen se Biri im është gjithmonë i mëshirshëm. 
Ai dëshiron që t'i shpëtojë të gjithë, dhe Rrëfimi është Dhurata që Ai i paraqet botës për ta bërë këtë. 
Paralajmërimi është Dhurata më e madhe për njerëzimin që nga Vdekja e Tij në Kryq. 
Gëzohuni sepse shumë shpirtra, që përndryshe do të kishin qenë torturuar në Ferr përjetësisht, mund të shpëtohen dhe mund t'iu jepet Dhurata e Jetës së Përjetshme. 
Faleminderit që iu përgjigjët kësaj thirrjeje nga Qielli. 
Nëna juaj e dashur e Hyjit
Nëna e Shpëtimit