Bija Ime e ëmbël ki besim se Unë, Ati juaj Qiellor, do të bëj gjithçka në fuqinë Time për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi në tokë.
Ndërsa Unë duhet ta respektoj dhuratën e vullnetit të lirë, të dhënë nga Unë si një prej dhuratave më të mëdha për të siguruar që njerëzimi të më donte Mua sipas vetë dëshirës së tyre, dhe jo forcërisht, Unë do të bëj çudira dhe do të krijoj mrekulli për t'i sjellë fëmijët e Mi në shtëpi tek Unë.
Si Hyj i Drejtësisë, unë kurrë nuk mund ta justifikoj apo ta pranoj të keqen, por Unë do t'i fal të gjithë ata që kthehen tek Biri Im dhe kërkojnë shpengim, kur ata të mësojnë mbi përmbajtjen e Librit të së Vërtetës.
Unë do të luftoj në Betejën e Armagedon-it bashkë me Hierarkinë në Qiell dhe, Unë premtoj, se do ta mposht armikun dhe djajtë e nxjerrë nga dora e Luciferit.
Koha po afrohet që Satani të mbyllet për 1,000 vjet dhe mjerë njerëzit që nuk e mohojnë atë apo ligësinë e tij.
Të gjithëve do t'iu tregohet e vërteta për Dashurinë Time Hyjnore dhe për dëshirën Time që Mbretëria Ime e shkëlqyer, Parajsa Ime, të jetë e bashkë-ndarë me të gjithë.
Çdo përpjekje, nëpërmjet profetëve të Mi, do të bëhet për t'i sjellë ata në krahët e Birit Tim.
Fëmijët e Mi, mos më braktisni Mua, Atin tuaj të Dashur.
Ejani ta dëgjoni Thirrjen Time.
Mos e refuzoni trashëgiminë tuaj.
Ju tani po përballeni me krizën më të madhe që nga krijimi i racës njerëzore, sepse koha ka ardhur që ju të bëni zgjedhjen e përfundimtare.
Dijeni se çdo gënjeshtër, çdo tundim për të kërkuar mbështetje në krahët e Satanit dhe të djajve të tij, do të bëhet për t’ua vjedhur shpirtrat tuaj.
Vetëm ata që e kalojnë kohën duke e mbrojtur Fenë e tyre, përmes lutjes dhe sakramenteve, do të jenë mjaft të fortë për t'i bërë ballë fuqisë së tyre.
Kujtoni që Satani nuk mund të fitojë sepse ai nuk e ka fuqinë. Ai tani do t’i sulmojë të gjithë, madje edhe shpirtrat e shenjtë, për të më refuzuar Mua dhe Birin Tim të Dashur.
Në të kundërt ai do t'ju tërheqë brenda një humnere të errësirës dhe rrëmujës dhe ju do të ngecni në një rrjetë të ngatërruar mashtrimi nga e cila nuk do të jeni në gjendje që të liroheni.
Më dëgjoni Mua tani. Beteja finale ka filluar. Mos e bëni gabimin ta refuzoni këtë thirrje, që ju bëhet nga Qielli, sepse do të thotë se ju do të jeni të humbur në përjetësi.
Oh sikur ju ta dëshmonit tragjedinë e shpirtrave, që do ta refuzojnë Kupën e Shpëtimit.
Ata do të bien të pashpresë bashkë me Satanin brenda thellësive të Ferrit nga i cili nuk ka asnjë kthim.
Unë, si Ati juaj, duhet t'jua tregoj rreziqet që ndeshni.
Përse ju nuk doni të dëgjoni?
Nëse ju besoni tek Unë, atëherë dijeni se Unë do t’i dërgoj profetët e Mi për t'ju paralajmëruar.
A nuk e bëra Unë këtë më parë? A dëgjuan ata? Jo, shumë nuk dëgjuan dhe më pas profecia u shpalos përpara syve të tyre mosbesues.
Këtë herë Unë vij për të shpallur se koha që Biri Im, Mesia i Vërtetë, të vijë përsëri, është afër.
Satani e di këtë. Urrejtja e tij për Mua është kaq e fuqishme saqë ai do të bëjë çdo gjë për t'i rrëmbyer fëmijët e Mi nga Unë.
Unë jam Hyji juaj, fillimi dhe mbarimi.
Unë e krijova botën që nga fillimi dhe do të jetë prej dorës Sime që botës, ashtu siç ju e njihni, do t’i vijë fundi.
Por për fëmijët e Mi të dashur që e refuzojnë Satanin, bota e re, Parajsa e Re mbi tokë, ju pret në gjithë lavdinë e saj.
Mos e ktheni kurrizin.
Mos lejoni që arsyetimi i gabuar njerëzor t'ju pengojë ju dhe të dashurit tuaj për të hyrë në këtë Parajsë të shkëlqyer ku ju nuk do të keni nevojë për asgjë.
Zgjidhni Parajsën Time të dashurisë, gëzimit dhe bukurisë, një vend i veçantë ku ju do të jetoni në harmoni të përkryer, në mendje, trup dhe shpirt.
Asnjë korruptim. Asnjë mëkat. Vetëm dashuri, ku ju do të jetoni të bashkuar me Vullnetin Tim Hyjnor.
Ati juaj i Dashur Qiellor
Hyji Më i Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/06/09/god-the-father-i-will-fight-the-battle-of-armageddon-with-the-hierarchy-in-the-heavens/