Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 25 January 2014

Hyji Atë: Vullneti i lirë, i dhënë njeriut, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë

E Martë, 21 Janar 2014, ora 15:44

Bija Ime e dashur, Vullneti Im do të kryhet, kur koha që zgjedhja e lirë për njeriun të bëj atë që është sipas dëshirës së tij po vjen drejt fundit.
Unë i dhashë njeriut vullnetin e lirë. Ajo është një Dhuratë. Unë e dhashë këtë Dhuratë, së bashku me shumë të tjera, tek fëmijët e Mi. Edhe pse ata zgjedhin të ndjekin vullnetin e tyre, mbi atë që Unë dëshiroj për ata, Unë prapë e respektoj vullnetin e tyre të lirë.

Unë i dua fëmijët e Mi, pa kushte. Unë kurrë nuk mund të mos i doja ata, edhe pse më fyejnë Mua në kaq shumë mënyra. Vullneti i lirë, i dhënë njerëzimit, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë, në favor të premtimeve vezulluese me të cilat tundohen për ditë, kur kërkojnë bukurinë, pasurinë, famën dhe pushtetin, të gjitha këto i largojnë ata nga Unë.

Unë Jam Mbrojtja e tyre, por ata nuk e kuptojnë këtë. Tek Unë, ata do të gjejnë fillimin dhe fundin e gjithçkaje që mund t’ju sjelli atyre kënaqësi, paqe dhe dashuri.

Edhe pse i ligu e ka përdorur vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut për t’i joshur ata, Unë do t’i marr të gjithë mëkatarët në Mbretërinë Time, kur ata ta kuptojnë se gjithçka që ata kërkuan për t’ju sjellë atyre paqen nuk arritën t’i përmbushin ata. Koha është afër për Mbretërinë Time të jetë e kompletuar. Unë ju Premtoj, shpirtrat do të ndjehen të nxitur të vijnë duke vrapuar drejt Meje, Atit të tyre të dashur, kur të vij koha. Atëherë ata do t’i heqin rrjetat nga sytë e tyre, guaskat e forta nga zemrat e tyre dhe errësirën në shpirtrat e tyre dhe do të më kërkojnë Mua.

Fëmijët e Mi, gjithmonë besoni në Dashurinë Time të Madhe për secilin prej jush, sepse si mund të ishte ndryshe? Ju jeni të Mitë, si një gjymtyrë, një pjesë e Zemrës Sime. T’ju shtyj tutje apo t’ju dëboj juve do të ishte sikur të humbisja një pjesë të Vetes Sime. Prandaj, kur Unë të bëj Thirrjen e fundit dhe pasi të gjitha masat janë marrë për të fituar zemrat tuaja, nxitoni. Unë do të jem duke pritur. Unë do t’ju marr dhe do t’ju pushtoj në Mbretërinë Time të Shenjtë, larg nga gjithë të këqijat.

Në atë Ditë, ju do ta harroni vullnetin tuaj dhe do të bëhet i ndërthurur me Timen, sepse nuk do të ketë më vlerë për ju, as interes, sepse kur ju të vini në shtëpi tek Unë, ne do të jemi të bashkuar në një.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti