Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 25 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Hyjit, do të tërheqi miliarda shpirtra drejt Jetës së Përjetshme

E Hënë, 20 Janar 2014, ora 12:09

Bija ime e dashur, Hyji kërkon të shpëtoj çdo person të vetëm, të çdo besimi, si dhe ata që e mohojnë Ekzistencën e Tij dhe të Birit të Tij, Jezu Krishtit. Prandaj dhe njerëzit e çdo moshe, e çdo kulture dhe çdo besimi, duhet të marrin një Medalje të Shpëtimit.

Çdo personi që i është dhënë një Medalje, edhe nëse nuk është e bekuar, do t’i jepet një Dhuratë e jashtëzakonshme. Menjëherë pas kësaj, Hyji do t’i pajisi ata me një Hir, të kuptojnë paaftësinë e tyre dhe të bëhen të vetëdijshëm për Dashurinë e Gjithpushtetshme të Hyjit. Ai do të ndriçoj madje edhe shpirtrat më kokfortë dhe ata me zemrat prej guri. Shpejt ata do të kërkojnë të Vërtetën dhe pastaj ata do t’i bëjnë thirrje Hyjit, duke ju lutur Atij t’i ndihmoj për t’i lehtësuar zemrat e tyre dhe t’i mbushi ata me Mëshirën e Tij të Madhe.

Mos e refuzoni Dhuratën e Medaljes së Shpëtimit, sepse kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Hyjit, do të tërheqi miliarda shpirtra drejt Jetës së Përjetshme.
Kur Ati Im më dha mua udhëzimin t’i dhuroja botës Rruzaren Më Të Shenjtë tek Shën Dominik, shumë e refuzuan atë. Ata akoma e bëjnë këtë edhe sot, sepse mendojnë se ajo u krijua nga unë. Ajo m’u dha mua, me qëllim që kushdo që e recitonte atë mund ta mbronte veten nga i ligu. Është përmes ndërhyrjes sime që Hiret e veçanta dhe mbrojtja ju dhurohet shpirtrave, kundër influencës së të ligut.

Mos bëni gabim ta refuzoni këtë Medalje sepse është për të gjithë botën dhe shumë mbrekulli do të shoqërohen më atë. Ata që e refuzijnë atë apo përpiqen t’i pengojnë të tjerët ta pranojnë atë do të mohojnë shpëtimin – sidomos ateistët, që kanë më tepër nevojë për Ndërhyrje Hyjnore. Ju gjithmonë duhet t’i vini këta njerëz që e refuzojnë Hyjin para Fronit të Atit Tim dhe të lypni Mëshirë për shpirtrat e tyre.

Ju lutem të bëni të mundur që Medalja e Shpëtimit të jepet tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit