Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 19 January 2014

Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk ekziston

E Dielë, 12 Janar 2014, ora 20:28

Bija Ime fort e dashur, po të mos ishte për Mua, Jezu Krishtin, ku Unë i flas botës në këtë kohë, shumë shpirtra kurrë nuk do të hynin në Portat e Parajsës.

Sa shumë shpirtra mosmirnjohës nuk i binden më Ligjeve të Mia dhe prandaj ata krijojnë interpretimin e tyre personal, gjë që Unë e shoh të neveritshme. Rregullat në lidhje me të Vërtetën u dhanë, si një Dhuratë ndaj njerëzimit, si mjet për t’i bërë njerëzit të mundur të fitojnë të drejtën e shpëtimit. A nuk e dini se ju nuk mund të jetoni sipas versionit tuaj të Ligjeve të Hyjit dhe pastaj të prisni të hyni në Parajsë?

Arroganca e njeriut e ka pushtuar shpirtin e përulësisë. Njeriu nuk i shërben më Hyjit sipas mënyrës me të cilën i ishte urdhëruar. Përkundrazi, ai krijon, sipas imagjinatës së vet, një vizion për atë çfarë ai beson të jetë Parajsa. 

Sot, asnjë shërbëtor i Imi – ata që janë zgjedhur të më shërbejnë Mua – nuk i referohen më ekzistencës së Ferrit. 

Thjesht përmëndja e fjalës Ferr i bën me turp shërbëtorët e Mi të shenjtë, sepse ata i trëmben talljes me të cilën do të përballen nga një shoqëri jofetare, që është e mashtruar. Ferri është banesa e shumë shpirtrave të gjorë dhe sa më lëndon kjo Mua tek shikoj shpirtrat e pavetëdijshëm, të zhyten në humnerën e terrorit, në momentin që marrin frymën e tyre të fundit.

Fëmijve të Hyjit duhet t’ju tregohet tani për emergjencën që të luten për shpirtrat që janë të verbër ndaj të Vërtetës. Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk ekziston. Shpirtrave do t’ju thuhet se të gjithë fëmijët e Hyjit, nëse bëjnë një jetë të arsyeshme dhe me dinjitet – pavarësisht se besojnë në Zot, apo jo – do t’ju jepet Jeta e Përjetshme. Por kjo do të jetë një gënjeshtër. Nuk ka asnjë kthim nga Ferri. Ai është përjetësisht.

Shumë shpirtra që haptazi më refuzuan Mua, si privatisht ashtu si dhe në publik, lëngojnë në Ferr. Pendesa e tyre e hidhur është keqësuar nga vuajtja e tyre me dhimbje të tmerrshme dhe nga urrejtja e Satanit. Sa futen në Ferr, Satani e shfaq veten e tij para tyre në gjithë format e tij të liga dhe djallëzore dhe urrejtja e tij për ata i mbush ata çdo sekondë. Neveria e tyre për atë, në vetvete – e njëjta bishë ndaj të cilit ata i bënin nderime gjatë jetës së tyre në Tokë – është shkaku i shumë prej dhimbjes së tyre. Por, është ndarja e tyre nga Unë dhe dhimbja e errësirës që ata përjetojnë, që krijon vuajtjen më të madhe.

Çdo njeri që ju thotë, në Emrin Tim, se Ferri nuk ekziston nuk ka aspak interes t’ju ndihmoj të shpëtoni shpirtin tuaj. Kur ju jeni bindur se Ferri nuk ekziston, atëherë ju gabimisht besoni se mëkati nuk ka lidhje fare.

Ju nuk mund të më shërbeni Mua nëse ju besoni se mëkati nuk ekziston. Ju nuk mund të bëni një jetë të lavdishme përjetësisht në Mbretërinë Time, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet tuaja. Ky është thelbi i doktrinës së re, që së shpejti do të futet, e cila do t’ju detyrohet që ta përtypni. Këtu ju do të mashtroheni që të neglizhoni pregatitjen e shpirtit tuaj për Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë të vij për t’ju deklaruar juve si të Mitë.

Unë ju tregoj këtë për t’ju paralajmëruar – jo për t’ju trëmbur. Unë ju lutem ta pranoni mëkatin si pjesë e jetës suaj, por Unë do t’ju bëja thirrje të vazhdonit të evitonit 7 mëkatet kapitale, sepse kur ju e bëni, ju do të jeni në Favorin Tim. Ju gjithmonë duhet t’i rrëfeni mëkatet tuaja. Bëjeni këtë për ditë. Flisni me Mua dhe më kërkoni Mua t’ju fal. 

Për ata që nuk mund ta marrin Sakramentin e Rrëfimit – ata që ndjekin shumë besime apo fe – atëherë ju duhet të pranoni 
Dhuratën për Faljen e Plotë të mëkateve që Unë ju dhashë.  

Kujdesuni për shpirtin tuaj, sepse është shpirti juaj ai që do të jetoj përherë. Ju do të jetoni vetëm në një nga dy vëndet, përjetësisht – në Ferr apo në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj