Kerko Mesazhet ketu

Monday, 20 January 2014

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time

E Enjte, 16 Janar 2014, ora 19:41

Bija Ime e dashur, e Vërteta krijon ndarje. Ajo gjithmonë e ka bërë këtë. Kur një njeri thotë se ai e di të vërtetën, një tjetër do ta mohoj atë. Por kur e Vërteta del prej Fjalës së Hyjit, ajo do të shkaktoj përçarjen më të madhe. Shumë trëmben nga e Vërteta, sepse ajo nuk është gjithmonë e këndshme, dhe prapë pa të Vërtetën, ju do të jetonit në mohim të plotë. Kur ju jetoni në mohimin e Fjalës së Hyjit, ju kurrë nuk do të gjeni paqen e vërtetë në zemrat tuaja.

Kur ju e dini të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, atëherë ju e dini Udhën e Zotit dhe ju duhet ta ndiqni këtë udhë, deri në frymën tuaj të fundit. Mos devijoni nga kjo. Por nëse Fjala Ime ndryshon, ri-shkruhet dhe shkatërrohet, ju sigurisht kurrë nuk do ta pranonit këtë. Kjo është mirë. 

Por nëse doktrinat e reja, që ndryshojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, ju paraqiten nga brënda çative të kishave të Mia, çfarë do të bëni ju atëherë?

A do të pranoni një gënjeshtër, në vënd të së Vërtetës? A do të pranoni një doktrinë, që do të jetë mëkatare në Sytë e Mi?

Përgjigja duhet të jetë jo. Ju kurrë nuk duhet ta mohoni Fjalën Time – për askënd. Asnjëri, madje edhe nëse ata janë të veshur me rrobën e elitës nga brënda hierarkisë së Kishës Sime, një i varfër, një mbret apo një princ – kushdo që ju kërkon të pranoni një doktrinë të re në lidhje me Fjalën Time nuk vjen nga Unë.

Kisha Ime po shkatërrohet pa u vënë re nga brënda dhe çdo pjesë po i zbërthehet. Ndërsa radhët po zvogëlohen dhe shërbëtorët e Mi besnikë po hiqen – dhe më pas konsiderohen të mos jenë më të vlefshëm – udha do të pastrohet për futjen e doktrinave të reja nga Ferri.

Mjerë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, që guxojnë të mbrojnë Fjalën e Hyjit, sepse ata do të vuajnë më shumë. Ndërsa disa do të përjashtohen dhe do të akuzohen për herezi – edhe pse ata vetëm do të flasin për Fjalën e Vërtetë të Hyjit – të tjerët do të jenë tepër të dobët. Shumë shërbëtorë të shkretë do të dorëzohen ndaj presionit për të mohuar Ligjet e Hyjit. Nëse ata nuk pranojnë të mbështesin doktrinën e gënjeshtrave, ata do t’ju hidhen ujqërve. Ata, besimi i të cilëve tashmë është dobësuar dhe që duan gjërat materiale dhe që kanë një ambicje të egër në shpirtrat e tyre, do të jenë të parën në radhë për t’u betuar për besnikëri ndaj ‘premtimit’ të ri.

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time. Ata do të deklarojnë fallcitete në Emrin e Hyjit dhe do të marrin me vete shumë shpirtra të pafajshëm të besimtarëve. Kongregatave pa e kuptuar do t’ju ofrohet një kupë helmi e mbushur me asgjë – vetëm me bukë. Eukaristia e Shenjtë nuk do t’i mbushi më shpirtrat e tyre. Atyre do t’ju ushqehen predikime, që do ta vënë në lojë Fjalën e Hyjit kur ata do t’i deklarojnë të drejtat e njeriut të jenë doktrina më e rëndësishme. Dhe pastaj ata do të deklarojnë herezinë më të madhe, se njeriut do t’i jepet Jeta e Përjetshme, nëse pendohet apo jo për mëkatet e tij. Kështu do t’i shkatërrojnë ata shpirtrat e milionave.

Ndësa ata vazhdojnë ta copëtojnë Kishën Time nga brënda, priftërinjtë e Mi besnikë dhe ndjekësit e vërtetë do ta rindërtojnë Kishën Time, gur për gur. Ju do ta shikoni, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë nuk do ta lejoja këtë.

Të gjithë priftërinjtë, të gjithë peshkopët dhe të gjithë kardinalët që do të hiqen nga froni dhe që do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje, kurrë nuk do t’i braktisin të drejtët apo ata ndjekësit e Mi që janë të bekuar me Dhuratën e Mënçurisë. Pastaj, ndërsa njohuria e rreme do ta mbushi zemrën e shërbëtorëve të dobët në Kishën Time, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë jo vetëm që do të Ndriçoj shpirtrat e Kishës Sime të Mbetur, por edhe do të japi Dritë, për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, drejt derës Sime.

Kurrë më parë dishepujt e Mi nuk do të testoheshin në mënyrën me të cilën do të testohen në të ardhmen. Atyre do t’ju jepet Ndihmë Hyjnore për t’i bërë të aftë ta mbajnë të ndriçuar Dritën e Hyjit në një botë, që do të zhytet, me ngadalë dhe me dhimbje, në errësirën e shkaktuar nga ardhja e armikut, antikrishtit.

Jezusi juaj