Friday, 31 January 2014

Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën e Zotit

E Martë, 28 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime e dashur, le të mos ketë asnjë dyshim se ata mund ta gjejnë të Vërtetën në Librin e Atit Tim, Biblën Më Të Shenjtë. Fjala gjendet atje për t’u dëshmuar nga të gjithë, ashtu si ka qënë për shekuj. Bibla e Shenjtë përmban të Vërtetën dhe gjithçka që pritet nga njerëzimi është e shprehur haptazi brënda faqeve të saj.

Gjithçka që doli nga gojët e profetëve dhe dishepujve të Mi, të cilët ishin të udhëzuar nga Shpirti I Shenjtë, përmbahet atje. E Vërteta ndodhet brënda Fjalës – që është – Libri i Atit Tim. Përse atëherë njeriu e vë në pyetje vërtetësinë e Fjalës? Gjithçka e dhënë njeriut, për hir të shpirtrit të tij, mund të gjendet në Biblën e Shenjtë.

E Vërteta është përtypur nga shpirtrat në mënyra të ndryshme. Ata që janë shpirtra të përulët dhe që e pranojnë Fjalën e Zotit nuk e vënë atë në pyetje. Të tjerët e marrin dhe heqin pjesë të saj deri sa ajo nuk i ngjan më të Vërtetës. Pastaj janë ata që kurrë nuk do ta pranojnë Fjalën, sepse ajo është me pak interes për ata. Ata e shohin të Vërtetën, e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, si asgjë më tepër se sa një pjesë folklori.

Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën e Zotit. Ata që besojnë marrin vetëm pjesë që ju përshtaten mënyrës së tyre të jetesës dhe largohen nga Ligjet e Zotit, për të cilat ata nuk ndjejnë më kënaqësi. Sot, e Vërteta që mësohet është veçse një hije e asaj që përmbahet në Bibël.

Unë ju flas tani për të Vërtetën për tre arsye. E para është për t’ju kujtuar për Fjalën e të Vërtetës – e cila është e përmbajtur në Librin e Atit Tim. E dyta është për të përforcuar faktin se ju nuk mund ta rishkruani Fjalën e Zotit. E treta është se Unë mund t’i ushqej fëmijët e Zotit me Fjalën e Zotit në një kohë kur, së shpejti, ajo do të hiqet prej jush. Unë e bëj këtë tani përmes Librit të së Vërtetës, i premtuar ju nga profetët. Nëse e Vërteta nuk ju përshtatet, atëherë ju nuk e pranoni Fjalën e Zotit. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Zotit, atëherë Unë nuk mund t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re dhe t’ju sjell shpëtimin që Unë ju premtova, kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: