Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 12 January 2014

Po të ketë sikur edhe një grimcë krenarie në atë person, Shpirti i Shenjtë kurrë nuk do të hyj atje

E Dielë, 5 Janar 2014, ora 19:34

Bija Ime fort e dashur, kur Zjarri i Shpirtit të Shenjtë hyn në shpirtin e një personi, reagimi i parë është ai i lotëve. Reagimi i dytë është ai i hutimit. Reagimi i tretë është të kuptuarit se diçka e mbrekullueshme – një kuptim i brëndshëm i të Vërtetës së Hyjit dhe gjithçka që Ai dëshiron – e ka pushtuar pikërisht këtë shpirt. Papritur, një paqe bie si dhe një kuptim i qartë i misterit të Ekzistencës së Hyjit – Dashuria e Hyjit. Të gjitha gjërat, që janë sipas Fjalës së Hyjit, bëhen të qarta.

Vetëm ata që e kanë dorëzuar vullnetin e tyre tek Hyji dhe që e kanë hequr gjithë krenarinë dhe intelektin njer
ëzor dhe që i kanë dhuruar këto gjëra tek Ai janë të aftë ta marrin këtë Dhuratë të Shpirit të Shenjtë. 

Po të ketë sikur edhe një grimcë krenarie në atë person, Shpirti i Shenjtë kurrë nuk do të hyj atje.

Vetëm ata që me të vërtetë besojnë se Hyji është I Gjithë-Pushtetshëm dhe se njeriu është asnjë dhe i padenjë të qëndroj para Tij, mund ta dorëzojnë vullnetin e tyre. Vetëm atyre që pranojnë të bëjnë gjithçka që ju kërkohet, për të bërë Vullnetin e Shenjtë të Hyjit, sipas Fjalës së Tij, mund t’ju jepen Dhuratat për të shpallur Fjalën, që do të kenë ndonjë rezultat të vërtetë.

Çdo njeri që pohon se shpall të Vërtetën, dhe thotë se ai është i udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, kurrë nuk do të mburret për madhështinë e tij vetjake. Ai kurrë nuk do të tërheqi vëmëndje ndaj dhuntive, talenteve, dijes, shenjtërisë apo përulësisë s
ë tij. Sepse kur një njeri e bën këtë, në Emrin e Shenjtë të Hyjit, ai nuk është i bekuar me Shpirtin e Zjarrit – Flaka që ndez zemrat e njerëzve, që ata të reagojnë, me dashuri, ndaj Fjalës së Hyjit. 

Gjatë Kohës Sime në Tokë, Unë ja u bëra të qartë të gjithëve ju se ai që e lartëson veten para Meje do të flaket tutje në shkretëtirë. Ai që e përul veten para Meje do të lartësohet.

Jezusi juaj