Kerko Mesazhet ketu

Monday, 6 January 2014

Kur ju provoni ta ri-shkruani Fjalën e Hyjit, ju jeni fajtorë për blasfemi

E Hënë, 30 Dhjetor 2013, ora 20:06

Bija Ime fort e dashur, kur ju e vini në pyetje Autoritetin Tim, ju e mohoni të Vërtetën. Kur Fjala Ime, e cila është e gdhëndur në gur, kundërshtohet nga ju, atëherë ju nuk e pranoni të Vërtetën. Kur ju provoni ta ri-shkruani Fjalën e Hyjit, ju jeni fajtorë për blasfemi.

Bota u paralajmërua se askush – asnjë shërbëtor i shenjtë, asnjë shpirt i zgjedhur, asnjë profet – nuk mund të shtoj apo të heqi ndonjëherë nga Fjala e dhënë në Librin e Atit Tim. Por, do të jetë pikërisht kjo që do të ndodhi kur ata që pohojnë të jenë lidera të zgjedhur në Kishën Time në Tokë të përpunojnë të Vërtetën. Ajo ditë është shumë afër. Ajo është dita, për të cilën ju u paralajmëruat. 

Sepse kushdo që guxon të ndërhyj me Fjalën do të thotë se ai është mbi Hyjin. Ai që deklaron të jetë mbi Hyjin, sipas veprimeve apo punëve të tij, kurrë nuk mund të jetë përfaqësuesi Im. 

Për arsyen se besimi i njeriut është kaq i dobët dhe se fare pak njohuri ekzistojnë për Testamentin e Ri, shumë do të gënjehen të pranojnë herezinë si të Vërtetë. Kjo do të jetë rënia e tyre.

Ndërhyrja Ime do të jetë përmes hedhjes së Shpirtit të Shenjtë, për të ndriçuar ata që qëndrojnë besnikë ndaj Meje. Tani ai test do të jetë ky. Nëse ju me të vërtetë besoni në Ekzistencën Time, Misionin Tim, Kryqëzimin Tim, Ringjalljen Time së vdekuri dhe Premtimin e Shpëtimit, atëherë ju kurrë nuk do ta kundërshtoni Fjalën Time, e dhënë për ju në Biblën e Shenjtë. Nëse ju për një minutë besoni se Unë do të bekoja çdo interpretim të ri të Ungjillit Tim, Urdhërimet e Hyjit dhe gjithçka që mësuat nga Unë, për t’ju përshtatur shoqërisë moderne, atëherë ju e keni shumë gabim.

Dita kur udhëheqësi, që deklaron se drejton Kishën Time në Tokë, ju tregon se disa mëkate nuk kanë më rëndësi, është dita e fillimit të fundit. Sepse kjo do të jetë dita për të cilën duhet të bëni kujdes. Kjo do të jetë dita kur Kisha Ime do të futet në epokën e errësirës. Në atë ditë, ju kurrë nuk duhet të tundoheni të më mohoni Mua – të mohoni të Vërtetën. Gënjeshtrat kurrë nuk mund të zëvendësojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj