Sunday, 5 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri Im më ka udhëzuar t’i sjell botës këtë Mesazh të rëndësishëm

E Shtunë, 28 Dhjetor 2013, ora 23:50

Bija ime, Biri im më ka udhëzuar t’i sjell botës këtë Mesazh të rëndësishëm. Ai dëshiron që të gjithë ata që kanë familjet dhe miqtë, që e refuzojnë Zotin dhe që e mohojnë Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, duhet ta dinë se Ai do të hedhi mbi ata Hiret e Tij kur ju e recitoni këtë Fushatë Lutje të veçantë për ata. Kur ju e thoni këtë Lutje, Ai do t’i tregoj secilit prej tyre Dhembshuri të madhe dhe Ai do t’i shpengoj ata dhe do t’i largoj nga pika e dëshpërimit.

Fushata e Lutjes (131) Lutja e Mëshirës

O Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem kërkoi Birit tënd, Jezu Krishtit, t’i dhuroj Mëshirë (emrat e të gjithëve këtu…) gjatë Paralajmërimit dhe përsëri në Ditën finale, para se ata të vijnë para Birit tënd.

Të lutem lutu që secili prej tyre të shpëtoj dhe të shijoj frytet e Jetës së Përjetshme.

Mbroji ata, çdo ditë, dhe çoji ata tek Biri yt, që Prania e Tij t’ju tregohet atyre dhe t’ju dhurohet paqja e shpirtit dhe të marrin Hiret e mëdha. Amin.

Biri im, për arsye të këtij Misioni, do të hedhi Hire të jashtëzakonshme mbi shpirtrat që kanë nevojë për Mëshirën e Tij. Ai gjithmonë do të jetë bujar kur shpirtrat jetojnë sipas Fjalës së Tij të Shenjtë dhe e mirëpresin Atë në zemrat e tyre.

Shkoni dhe gëzohuni, sepse kjo është një nga Dhuratat më të jashtëzakonshme që Ai i ka dhënë të gjithë atyre që i përgjigjen kësaj Thirrje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: