Bija Ime e dashur, është Dëshira Ime t’ju ngushëlloj të gjithëve ju në këtë kohë. Planet e Mia për të shpëtuar mbarë botën janë në vënd dhe asnjë shpirt Unë nuk do të lë të largohet lehtë. Çdo fëmij i vetëm i Hyjit e ka kapacitetin të dojë – madje edhe ata që janë të ndarë nga Hyji. Çdo shpirt është i lindur me Dhuratën e Dashurisë – Dhuratën e Hyjit, i Cili banon brënda tyre, madje edhe kur ata nuk e njohin Atë.
Dashuria është një tipar që urrehet nga Satani, sepse Hyji është Dashuri. Kushdo që e don një person tjetër ndjen gëzim në zemrën e tij. Dashuria është ndjenja më e natyrshme dhe është ajo që e mban të ndezur Dritën e Hyjit në një botë të errësirës. Satani do ta sulmoj dashurinë në çdo mundësi. Ai do ta rrëmbej atë prej atyre ku ka mundësi dhe do ta zëvendësoj dashurinë me shumë zëvendësime djallëzore.
Kur ai e sulmon Sakramentin e Martesës, ai e dobëson dashurinë brënda çdo bashkimi të tillë deri kur vetëm urrejtja të ketë mbetur. Ai do t’i ndaj miqësitë. Ai do të shkaktoj përçarje, mosbesim dhe urrejtje kurdoherë dhe kudo që të mundet. Ai është shkaku i vrasjes, akteve të dhunës mes njerëzve, akteve të shtypjes, torturës dhe luftës. Kur Satani e sulmon ligjin a natyrshëm të dashurisë, të krijuar nga Ati Im, ai i çon njerëzit në një dëshpërim të tmerrshëm. Ata nuk do të ndjejnë aspak paqe kur dashuria të mungoj në jetën e tyre. Ata nuk do të kenë besim tek të tjerët ku nuk ka dashuri dhe kur ka urrejtje në shpirtin e një personi, ai ose ajo do t’i trajtoj të tjerët me një mizori të tmerrshme.
Urrejtja kurrë nuk mund të vij nga Hyji. Urrejtja vjen nga djalli. Ai që urren imiton cilësitë e shoqëruara me Satanin. Për arsyen se ai do të imitoj Satanin, njeriu shpesh do ta mbuloj urrejtjen me një paraqitje të ëmbël dhe dinake. Shumë shpesh ai që e urren një tjetër do të thotë se po flisnin vetëm prej dashurisë kur ata i lëndojnë të tjerët, me qëllim që t’i ngatërrojnë ata. Njeriu që urren, ashtu si Satani, do të jetë i kujdesshëm të mos e zbuloj urrejtjen e tij. Shumë do të thonë se ata veprojnë me besim të mirë për shkak të nevojës për ndershmëri. Por, asnjë veprim i urrejtjes kurrë nuk mund të japi fryte të mira, sepse ashtu si një mish i kalbur ai do të sjelli kalbëzimin dhe pastaj vdekjen e shpirtit.
Dashuria është gjithçka që ka rëndësi në Sytë e Mi. Të jeni të sigurtë se të gjithë ata që janë të mbushur me dashuri – ose për njëri tjetrin ose për Hyjin – se ata janë tashmë të favorizuar. Atyre që janë të favorizuar nga Hyji do t’ju tregohet Mëshirë e Madhe, nga Unë. Atyre me urrejtje në shpirtrat e tyre nuk do t’ju tregohet Mëshirë, nëse nuk shpengohen në fillim para Syve të Mi. Ju duhet ta kujtoni se urrejta në çdo lloj forme, dhe sidomos kur kryhet në Emrin Tim të Shenjtë, do të sjelli vetëm dëshpërimin e shpirtit.
Dashuria Ime është më e madhe se ajo që ndjehet nga çdo njeri. Ajo është përtej imagjinatës suaj. Për shkak të gjerësisë dhe thellësisë së Dashurisë Sime për ju, Unë do të mbush secilin prej jush me Shpirtin Tim të Shenjtë. Dashuria Ime do të sjelli dashurinë në zemrat tuaja, pavarësisht se sa e vogël mund të jetë ajo në çdo shpirt. Prandaj, ju lutem që kurrë të mos e humbisni shpresën se Unë do të sjell shpëtimin për gjithë botën, sepse Durimi Im është i pafund dhe Dashuria Ime është e përjetshme.
Jezusi juaj