Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 23 January 2014

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete

E Dielë, 19 Janar 2014, ora 14:35

Bija Ime fort e dashur, cili njeri mes jush, që e deklaron veten të jetë një ndjekës i shenjtë i Imi, dhe që mburret me këtë fakt, do ta marri Kupën Time?

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete? Përgjigja është shumë pak nga ju. Dhe prapë, ju ndjeheni të shfajësuar kur ju më godisni Mua, me anë të shpirtrave të Mi të zgjedhur, që me dëshirë e kanë pranuar Kupën Time.

Shpirtrat e zgjedhur, vizionarët, profetët dhe parashikuesit, e pranojnë Kupën Time, sepse ata ma dhurojnë Mua vullnetin e tyre të lirë sipas kushteve të Mia – jo të vetave. Kur ju e deklaroni veten t’i dini të gjitha dhe të jeni t
ë mësuar mirë në Fjalën Time të Shenjtë dhe nuk e pranoni vuajtjen, që durohet nga profetët e Mi të gjorë të persekutuar, atëherë ju nuk më njihni Mua. 

Nëse ju nuk më njihni Mua, atëherë ju nuk mund të më doni me të vërtetë Mua. Nëse ju nuk më doni Mua, atëherë ju nuk mund ta përhapni të Vërtetën. Përkundrazi, ju zgjidhni cilat pjesë ju përshtaten në Ungjillin Më Të Shenjtë dhe pastaj i përdorni ato si shkopinj për të goditur profetët e Mi dhe të gjithë ata shpirtra të zgjedhur që mbajnë Kryqin Tim të dhimbshëm.

Kur ju shkelni mbi shpirtrat e tjerë, i trajtoni ata mizorisht në Emrin Tim, ju jeni infektuar me urrejtje. Urrejtja vjen nga Satani. Ajo nuk vjen nga Unë. Kur ju të vini para Meje, gjatë Paralajmërimit – Ndriçimit të Ndërgjegjes – Unë do t’ju tregoj se si më keni fyer Mua. 

Prapë, shumë nga ju, fajtorë për shtrëmbërimin e Fjalëve të Mia të Dashurisë në fjalë urrejte kundër profetëve të Mi, do të qëndrojnë të pabindur para Meje. Sepse ju jeni kaq të mbushur me dashuri për vetveten dhe krenari sa madje Unë, Jezu Krishti, do ta kem të vështirë t’ju tërheq drejt Meje.

Urrejtja juaj për të tjerët ju ndan nga Unë.

Jezusi juaj