Bija Ime fort e dashur, kur Unë i referohem armiqve të Mi, Unë gjithmonë dua të them ata që, përmes mjeteve djallëzore, përpiqen të vjedhin shpirtra nga Unë. Unë i referohem, në veçanti, atyre që përdorin maskën e shenjtërisë për t’i çuar qëllimisht shpirtrat në mëkat. Kur dikush përpiqet të joshi një shpirt tjetër të besoj në fallcitetet rreth Fjalës Sime të Shenjtë, e dhënë botës përmes Librit të Atit Tim, atëherë ai është një armik i Imi.
Dhimbja më e madhe që Unë duroj është nga duart e atyre që pohojnë të jenë ndjekësit e Mi të devotshëm dhe që mburren për njohuritë e tyre për Mua. Kur këta njerëz përpiqen të lëndojnë të tjerët dhe nuk mendojnë gjë tjetër veçse t’i qortojnë ata në Emrin Tim, atëherë kjo është më e dhimbshme për Mua. Unë i gjej shpirtrat që janë të mbyllur ndaj Meje dhe Unë i tërheq ata në shumë mënyra drejt Meje dhe Unë nuk përfshij vetëm ata që janë tashmë pjesë e Kishës Sime në Tokë. Unë i ndjek, gjithashtu, edhe ata që janë të shpërndarë, ata që janë të humbur dhe ata që nuk mund të shohin, në fillim. Ata janë shpirtrat e parë që Unë kërkoj dhe janë ata që, në dorë të gabuar, mund dhe do të devijojnë.
Unë ju kërkoj që gjithmonë t’i kujtoni ato kombe, ato besime fetare, ata pa asnjë besim tek Unë – gjithmonë – në lutjet tuaja. Ju lutem t’i mirëprisni, ashtu si do ta bëja Unë. Kurrë mos u mundoni t’ja u impononi atyre opinionet tuaja apo t’i ngacmoni ata në Emrin Tim. Gjithmonë t’ju afroheni atyre me dashuri dhe bamirësi, sepse ata janë po aq të rëndësishëm për Mua sa edhe më të devotshmit mes jush. Pavarësisht se kujt ju i afroheni, dijeni se asnjëri mes jush nuk është më i dëshirueshëm se tjetri, sepse ju jeni të gjithë mëkatarë.
Të gjithë fëmijët e Hyjit, në kohën e duhur, do të dëshmojnë të Vërtetën finale të Planit të Tij për të përmbushur Besëlidhjen e Tij. Gjithkush do ta dij të Vërtetën dhe pastaj ata do ta kenë më të lehtë për të pranuar Dorën Time të Mëshirës.
Në atë Ditë njerëzit e të gjitha feve, besimeve, ngjyrave dhe kombësive do ta shikojnë evidencën e Ekzistencës Sime. Ata që i hoqën pengesat, që kishin vënë mes vetes dhe Krijuesit të tyre, do të derdhin lotë mirënjohje, sepse më në fund ata do të dëshmojnë Dashurinë e Hyjit. Dhe, ndërsa ju planifikoni dhe pregatiteni për kohët që vijnë, dijeni se pavarësisht nga pengesat që vendosen para jush në këtë marshim drejt Shpëtimit të Përjetshëm, armiqtë e Mi do të trajtohen me ashpërsinë më të madhe.
Ata që më mallkojnë Mua do të jenë të mallkuar. Ata që e luftojnë Planin e Atit Tim për të shpëtuar shpirtrat do të munden. Dhe ata që persekutojnë fëmijët e Hyjit dhe bëhen pengesë e Zotit, ata vetë, do të persekutohen nga shërbëtori të cilit ata i premtuan besnikërinë e tyre. Asgjë nuk do të bëhet pengesë në Udhën Time, sepse kjo është e pamundur. Përmes Fuqisë së Hyjit, çdo armik do të shkatërrohet dhe të gjithë ata që i shpallin fjalët, punët dhe veprimet e antikrishtit, do të hidhen tutje dhe Mbretëria e Hyjit atëherë do të jetë e kompletuar.

Jezusi juaj