Wednesday, 12 March 2014

Nëna e Shpëtimit: Pas Paralajmërimit do të vij një dëshirë e madhe për t’i dhënë lavdi Zotit

E Djelë, 9 Mars 2014, në 17:25

Bijtë e mi, ju gjithmonë do të jeni nën mbrojtjen time kur më thërrisni mua, Nënën e Shpëtimit, përgjatë këtij Misioni. Unë jam një shërbëtore e Zotit dhe roli im është t’i shërbej Birit tim, Jezu Krishtit, dhe ta ndihmoj Atë në përpjekjen e Tij për shpirtrat, që do të mbuloj gjithë Tokën. Asnjë komb nuk do të përjashtohet prej Atij. Planet e Birit tim, për të pregatitur botën, përfshijnë çdo rracë, komb, besim dhe çdo burrë, grua dhe fëmij do të jenë të vetëdijshëm se Ai po vjen për t’i ndihmuar ata. Ai e bën këtë prej Dashurisë së thellë, që Zoti e mban në Zemrën e Tij për fëmijët e Tij.

Shumë njerëz, që nuk praktikojnë ndonjë fe, nuk do të jenë në gjëndje ta shpërfillin Ndërhyrjen në botë nga Biri im, Jezu Krishti. Ata do të munden dhe nuk do të jenë në gjëndje të kuptojnë, në fillim, eksperiencën e jashtëzakonshme shpirtërore që ata do të ndjejnë, në çdo qelizë të zemrave dhe shpirtrave të tyre. Çfarë gëzimi Paralajmërimi do të jetë për shumë njerëz, pasi ai do të sjelli me vete provën e Egzistencës së Birit tim. Me këtë Dhuratë, shumë do të mbushen me një paqe që kurrë nuk e kanë ndjerë më parë, si dhe një dëshirë të madhe për të qënë në shoqërinë e Jezusit.

Ndërsa të gjitha dyshimet rreth Egzistencës së Birit tim do të zhduken nga mëndjet e atyre që janë të verbër ndaj të Vërtetës së Fjalës së Zotit – për shumë, do të kenë nevojë për drejtues shpirtëror menjëherë sa e Vërteta e Paralajmërimit të zbulohet. Pas Paralajmërimit do të vij një dëshirë e madhe për t’i dhënë lavdi Zotit. Kjo do të jetë një periudhë e sprovave të mëdha; sepse armiqtë e Zotit do të bëjnë gjithçka të mundur për ta bindur botën se Paralajmërimi – Ndriçimi i Ndërgjegjes – nuk ndodhi.

Kur Zoti e përul Veten për t’i thirrur fëmijët e Tij dhe kur Ai ju lutet atyre ta dëgjojnë Atë, kjo është një nga Veprat e Bujarisë më të mëdha nga ana e Tij. Fëmijë, pranojeni Paralajmërimin me Hir të mirë, sepse për shumë ajo do të jetë shpëtimi që atyre ju duhet për të jetuar në një botë pa fund. Kurrë mos i refuzoni veprat e mëdha apo mbrekullitë nga Qielli, sepse ato janë për të mirën e të gjithëve, që shpëtimi t’i dhurohet masave dhe jo vetëm pak vetave.

Gjithmonë jepni falenderime për Mëshirën e Madhe të Birit tim. Ju keni dëgjuar se sa Bujar Ai është dhe së shpejti ju do të dëshmoni shtrirjen e Mëshirës së Tij, e cila do ta mbuloj botën.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: